(VIDEO) Fillon asfaltimi i rrugës nga ish stacioni autobusëve e deri tek tregu ditorë

(VIDEO) Fillon asfaltimi i rrugës nga ish stacioni autobusëve  e deri tek tregu ditorë

Ka filluar edhe pjesa e dytë e asfaltimit të rrugës kryesore gjegjësisht magjistrales që kalon nëpër mes qytetit Preshevë . Ky projekt  po realizohet nga ndërmarrja Putevi Serbije.  Asfaltimi i kësaj rruge vie pas kërkesës  nga kryerja e komunës së Preshevës.

magjistralja

Ndonëse para pak ditësh u asfaltua pjesa e parë e rrugës kryesore të qytetit gjegjësisht rrugës që lidh magjistralen me qytetin e Gjilanit dhe Preshevës sot ka  filluar  edhe pjesa e dytë me gjatësi prej 1000 metrash. Kryetarja e Komunës së Preshevës zonja Ardita Sinani gjatë ditës së sotme bashkë me shefin e kabinetit Driton Bilallin kanë vizituar punët, transmeton zerilugines.com

E para e Komunës së Preshevës ka theksuar se ky projekt  është pjesë e mbetur nga asfaltimi i pjesë së parë në rrugën e Gjilanit e që po vazhdon nga ish stacioni i autobusëve deri te ish tregu i gjelbër.  Kryetarja Sinani lut qytetarët e komunës së Preshevës që të hasin në mirëkuptim për shkak të pengesave sepse asfaltimi i kësaj rruge kryesore pritet të përfundoj me afat  prej   një javësh.

Asfaltimi i kësaj rruge do të lehtësoj dukshëm qarkullimin e automjeteve ka theksuar  veç tjerash e para e komunës  Ardita Sinani.

Në fund  Kryetarja e Komunës së Preshevës u ka uruar gjithë qytetarëve të komunës sonë shfrytëzim sa më të mirë dhe të lehtë të kësaj rruge madje ka paralajmëruar se ditëve në vazhdim do të sjellin dhe projekte të tjera që janë gjithmonë në interes të qytetarëve të komunës sonë./ Zeriluginës.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*