Aplikacioni i preshevarit zgjidhet më i miri në Itali

Aplikacioni i preshevarit zgjidhet më i miri në Itali

Bëhet fjalë për një aplikacion për mjekësi, i cili ka fituar në konkurrencë me dhjetëra projekte që ishin në garë në Itali.
Bashkim Sejdiu, me anë të një algoritmi në Milano, ku është numri më i madh i emigrantëve, kishte arritur të lehtësonte punën e autoriteteve shëndetësore që të zbulojnë se cili prej emigrantëve është i rrezikuar nga tuberkulozi ose nga ndonjë sëmundjet tjetër ngjitëse.

Shumica e sëmundjeve barten nga emigrantët, thotë preshevari për albinfo, transmeton zerilugines.com

“Ne kemi krijuar një pyetësor që shumë lehtë zbulohet nëse emigranti është infektuar nga ndonjë sëmundje e caktuar ngjitëse”, tregon për aplikacionin Bashkim Sejdiu.

Derisa ai plotëson formularin, në të njëjtën kohë emigranti krijon një kartelë shëndetësore që i dërgohet administratës italiane.
Çdo formularë plotësohet në gjuhën e emigrantëve, ndërsa administratës i adresohet në gjuhën italiane.
“Shumica e emigrantëve nuk e zotërojnë gjuhën e vendit. Nëse e dërgojnë fëmijën e tyre te mjeku, atëherë nuk kuptojnë për prioritetin e vaksinave”.

Bashkimi ka zgjidhur edhe këtë problem me aplikacionin e zbuluar, kur edhe i vjen një mesazh në telefon në formë të “push alertit” se është koha për vaksinim dhe të gjitha komunikimet bëhen me telefon dhe kështu evitohet kostoja e postës.

“Edhe mjekut i lehtësohet puna, ngase edhe ai e ka vështirë sqarimin për rëndësinë e vaksinave nga moskuptimi i gjuhën së emigrantit”.
Madje, edhe fushatat kundër sëmundjeve të ndryshme ngjitëse mund të përcillen te emigrantët përmes aplikacionit.

Bashkim Sejdiu është bërë i njohur edhe për aplikacionin që e kishte bërë në dhjetë gjuhë të emigrantëve, për të lehtësuar komunikimin e emigrantëve me administratën italiane.

Me aplikacionin e Bashkim Sejdiut, emigrantët i kanë marrë më lehtë dokumentet italiane, edhe atë në dhjetë gjuhë të ndryshme të botës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*