Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve

Arrestohet ideatori i lojës vrasëse ‘Balena Blu’ që i mori jetën dhjetëra të rinjve

“Administratori” i një loje të sëmurë vetëvrasëse me emrin “Balena Blu” është gjetur nga policia në Moskës. Dhe ai dyshohet se kishte më shumë se 30 nxënës nën magjinë e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ilya Sidorov, 26 vjeç, i cili thuhet se ka konceptuar dhe krijuar një lojë të mediave sociale që i vendosë të rinjtë në një seri të guximit gjithnjë e më të rrezikshëm – duke përfunduar me vetëvrasje.

Sidorov është arrestuar dhe ekstraduar në Çeljabinsk në Urale, ku ai përballet me akuza që kanë të bëjnë me nxitjen e vdekjes së nxënësve.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se telefonat celularë, një kompjuter tabletë dhe disa kartela SIM ishin konfiskuar si dëshmi.

Megjithatë, siç shkruajnë më tej mediat e huaja, Sidorov nuk është i vetmi administrator i lojës vetëvrasëse që është arrestuar.

Philipp Budeikin, 21 vjeç, gjithashtu po mbahet nga policia ruse, i akuzuar për nxitjen e deri në 16 nxënësve për të vrarë veten.

Çfarë bëjnë në një rast të tillë fëmijët thuhet se janë prerja e trupit, shikimi i filmave horror apo qëndrimi pa gjumë gjithë natën.

Ndonëse fillin e ka në Rusi, popullariteti i saj është përhapur përtej kufijve të Rusisë, me përpjekje për vetëvrasje që raportohen në Spanjë, Portugali, Francë dhe Britani.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*