“AS” zyrtarizon transferimin e parë të Real Madridit (Foto)

“AS” zyrtarizon transferimin e parë të Real Madridit (Foto)

“Zyrtare: Vallejo qëndron në Real sezonin e ardhshëm”, ky është titulli i të përditshmes spanjolle “AS”, që ka bërë të ditur se mbrojtësi i ri spanjoll do të zëvendësojë Pepen, transmeton Gazeta Express.

Vallejo, dy vitet e fundit i ka kaluar në formë huazimi te Zaragoza e Eintracht Frankfurt, por sezonin e ardhshëm do të qëndrojë me ekipin e parë, pas paraqitjeve mbresëlënëse në Bundesliga.

Ky është vendimi i Zinedine Zidane, i cili gjithë punën e tij e ka bazuar te të rinjtë dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Pepe, i cili tashmë ka konfirmuar largimin.

“AS” shkruan se në ekipin e parë sezonin e ardhshëm do të qëndrojë edhe lojtari tjetër i akademisë, Marcos Llorente, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Alaves, që impresionoi trajnerin francez me paraqitjet në “Mendizorrotza”.

Llorente është zëvendësuesi ideal i Casemiros, në raste lëndimi apo edhe kur Zidane vendos të bëjë rrotacione, diçka që e ka bërë shumë shpash sezonin e kaluar, ku Reali fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*