Fillon asfaltimi i dy rrugëve kryesore, Miratoc – Cakanoc dhe faza e dytë e rrugës së Prishtinës (FOTO)

Fillon asfaltimi i dy rrugëve kryesore,  Miratoc  – Cakanoc dhe faza e dytë e rrugës së Prishtinës (FOTO)

Ka filluar asfaltimi i dy rrugëve kryesore në komunë të Preshevë. Me këtë rast kryetarja e Preshevës Ardita Sinani sot ka dalë në Teren ku po finalizohet faza e dytë rrugës së Prishtinës por dhe asfaltimi në tërësi të rrugës Miratoc – Cakanoc

Ka filluar faza e dytë e asfaltimit të rrugës së Prishtinës në Preshevë.

Me këtë rast kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani ka dalë në terren ku ka përcjellë punimet bashkë me punëkryesin Sanba Belça , në këtë aks mjaft të rëndësishëm për qytetarët. Kryetarja Sinani ka thënë se kjo rrugë do të rregullohet sipas standardeve, ku parashihet rregullimi i trotuareve dhe gjitha punëve për rreth.

Sipas saj kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë pasi tani do të ketë të gjitha kushtet për qarkullim sa më të mirë dhe lehtësim të rrugëve kryesore.

Kryetarja Sinani bashkë me delegacioni e pushtetit lokal dhe punëkryesin Saba Belça kanë qëndruar edhe në fshatin Miratoc ku do të bëhet asfaltimi i rrugës deri në fshatin Cakanoc.

Banori Hazir Limani ka thënë se kjo rrugë do të jetë një arterie mjaft e rëndësishëm për banorët e Miratocës dhe fshatrave për rreth pasi dukshëm do të shkurtohet relacioni për qytetarët që synojnë dalje në magjistrale apo dhe fshatrat në lindje të qytetit, raporton zerilugines.com

Ndërsa kryetarja e Preshevës ka thënë se edhe kjo rrugë do të asfaltohet sipas standardeve më të larta rrugore.

Me rregullimi në tërësi të rrugës së Prishtinës dhe rrugës  Miratoc Cakanoc , do të lehtësohet dukshëm qarkullimi më i mirë i automjeteve por dhe do të jetë një mundësi me e lehtë komunikimi me fshatrat për rreth pa patur nevojë, dalje në qytet./Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*