Kjo ndodh veç në Skenderaj: Nga 18 mijë vota të vlefshme, Veseli fiton 80% të tyre

Kjo ndodh veç në Skenderaj: Nga 18 mijë vota të vlefshme, Veseli fiton 80% të tyre

Lideri i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka thyer rekord në komunën e Skenderajt duke marrë 12 mijë e 710 vota.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Skenderaj ishte 54 mijë e 590 persona, derisa numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 18 mijë e 18 votues, shkruan Gazeta Express.

Nga 18 mijë e 18 votues, Kadri Veseli, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës mori 12 mijë e 710 vota vetëm në Skenderaj, kështu duke dalë lideri i parë më i votuar në këtë vend.

Partinë Demokratike të Kosovës në Skenderaj e votuan gjithsej 15 mijë e 490 votues apo me përqindje 84,34.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj në këtë komunë ka marrë vetëm 1 mijë e 413 vota.

Partia e dytë më e votuar në Skenderaj në zgjedhjet e 11 qershorit ishte Lëvizja Vetëvendosje me 1 mijë e 217 vota, apo me përqindje 6,63

 

Koalicioni PAN

Vetevendosje

Koalicioni LAA

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*