Kontaktet e para të politikanëve për formimin e Qeverisë

Kontaktet e para të politikanëve për formimin e Qeverisë

Mundësia e vetme që i nominuari për kryeministër i PAN-it, Ramush Haradinaj, të mund ta kalojë në Kuvend formimin e qeverisë, është marrja në koalicion paszgjedhor edhe i ndonjë partie tjetër parlamentare, shkruan Gazetametro.net.

PAN pritet që t’i ketë 37-38 deputetë, dhe për të arritur minimumin e nevojshëm prej 61 deputetëve, përveç 20 deputetëve të minoriteve, u duhen edhe rreth pesë deputetë të tjerë.

Një mundësi e tillë, është që çelësi i formimit të qeverisë së ardhshme të jetë Behgjet Pacolli, pasi LDK e VV po deklarohen kategorikisht kundër ndonjë koalicioni paszgjedhor me PAN-in.

Gazeta Metro, nga burime të afërta me koalicionin PAN, ka mësuar se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vetëm se ka vendosur kontaktet e para me Behgjet Pacollin, për të shikuar mundësitë e përfshirjes së këtij të fundit në koalicion paszgjedhor.

Siç mësohet, ata nuk janë thelluar në negociata, pasi duhet pritur ende për të parë se sa deputetë do t’i marrë AKR-ja, e cila është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe Alternativën.

Këto burime i kanë thënë Gazetës Metro, se Veseli dhe Pacolli, e kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të bisedave për përfshirjen e AKR-së në koalicion.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*