Kurti për “Danas”: Nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh

Kurti për “Danas”: Nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh

Prioritet yni do të jetë dialogu me serbët e Kosovës, kemi plan ekonomik e social për komunat veriore në Kosovë dhe nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh.

Kështu i ka deklaruar gazetës së Beogradit “Danas”, kandidati i Vetëvendosjes, siç e cilëson kjo gazetë – më serioz për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, transmeton Koha.net.

Dialogu i deritashëm që është zhvilluar me Serbinë në Bruksel nuk i ka vënë kurrfarë kushtesh Serbisë, ndërsa bisedohet për çështje brendshme të Kosovës, prandaj rrjedha e tij nuk ka pasur si të jetë i drejtë, konsideron Kurti.

Dialogu sikur krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në thelb vetëm sa i thellon ndasitë etnike, ka thënë ai, për të shtuar se kjo Lëvizje parimisht nuk është kundër dialogut, por është kundër dialogut që Kosovën e shndërron në temë, ndërsa Serbia përcakton agjendën.

Si qeveri e Kosovës me Brukselin do të nisim dialogun me vendet e tjera Të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, pra dialog për dialogun me BE-në, është shprehur Kurti, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Kurti po ashtu konsideron se Serbia instrumentalizon serbët lokal përmes Listës Serbe, e cila deformon vullnetin e qytetarëve serbë.

Është e gabuar që serbët e shqiptarët t’i shohim vetëm për nga identiteti i tyre kombëtar, të gjithë ata kanë edhe rolet e tyre sociale dhe profesionet, të kaluara të ndryshme dhe ëndrra për ardhmërinë, ka sqaruar Kurti për “Danas” e Beogradit.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*