Lazio shpreh interesim për Memushajn

Lazio shpreh interesim për Memushajn

Ledian Memushaj kandidat për t’u transferuar te Lazio në këtë merkato verore.

Sikurse ka zbuluar Corriere dello Sport, mesfushori shqiptar i është ofruar drejtuesve lazialë, të cilët janë në kërkim të një mesfushori me tiparet e 30-vjecarit.

Në fakt ka qenë vetë trajneri Simone Inzaghi i cili ka shfaqur shqetësimin e tij për repartin e mesfushës, ku e sheh organikën të paplotësuar. Memushaj, edhe pse ka shfaqur besnikëri ndaj Pescarës, nuk do të hezitonte të firmoste për klubin kryeqytetas që do t’i jepte mundësinë për të qëndruar në Serinë A, transmeton Syri.

Lazio është kualifikuar në fazën e grupeve të Europa Leagues, cka do të thotë se do të jetë e angazhuar maksimalisht në tre fronte.

Për t’i dhënë frymëmarrje Senad Lulicit dhe Marco Parolos, Inzaghi preferon të ketë nën urdhrat e tij edhe Ledian Memushajn, që edhe pse nuk do të ishte zgjedhje e parë, mund të rezultojë shumë i vlefshëm falë cilësive të tij teknike.

Memushaj zhvilloi një sezon pozitiv me Pescarën në aspektin personal, pasi është aktivizuar në 36 ndeshje të Serisë A, duke shënua një gol, atë në humbjen 3-2 ndaj Romës.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*