Lojtari i ri i Milanit i kundërpërgjigjet Ronaldos

Lojtari i ri i Milanit i kundërpërgjigjet Ronaldos

Andre Silva, i cili do ta veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm, ka falënderuar Ronaldon për fjalët e mira.

Sulmuesi i talentuar i Portugalisë, Andre Silva, ka kaluar me sukses testet mjekësore te Milani, këtë gjë e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare, transmeton Gazeta Express.

Për 21 vjeçarin portugez fjalë të mira kishte edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, që e sheh si pasardhës te Portugalia.

“Kur të pensionohem, Potugalia do të jetë në duar të sigurta sepse tashmë kanë gjetur një sulmues të shkëlqyer: Andre Silva”, tha Ronaldo për Gazzetta dello Sport, duke siguruar Rosonerët se kanë transferuar një super lojtar.

Silva është gëzuar nga fjalët e Ronaldos, teksa thotë se është koha që të punojë shumë që të mos e zhgënjej.

“Pasardhësi i CR7? Jam i qetë. Duhet të punoj, të tjerët shprehin mendime të tyre”, tha ai.

“A kam biseduar me Ronaldon për të ardhur këtu? Jo. Vetëm dua që të punoj shumë dhe t’iu afrohem fjalëve të mira që ka thënë ai për mua”, shtoi Silva.

Ky është përforcimi i katërt për Milanin këtë verë, pas Mateo Musacchio, Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*