Malësia e Bujanocit, ka nevoj për organizimin e takimeve të vendlindjes

Malësia e  Bujanocit, ka nevoj për organizimin e takimeve të vendlindjes

Shkruan: Refik Hasani

 

Sivjet bëhet 12 vjetë nga fillimi i organizimit të takimeve të vendlindjes që filluan në vitin 2005, për herë të par në Malësi të Bujanocit,këto takime jan organizuar pas shumë përpjekjeve dhe ishte marrë vendimi që nga Gjilani, Bujanoci dhe Kamenica e vende tjera të organizohemi me autobus dhe me mjete të të qytetarëve që dëshirojn të marrin pjesë. Këto takime të para ishin dhe janë meritë, kontribut dhe angazhime të dhjetra e qindra aktivistëve, veprimtarëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësuesë e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin dhe takimet tradicionale të Malësisë së Bujanocit. Këto takime karakterizohen dhe kan disa specifika të veqanta pasi shumica e ksaj popullatë tani jeton në Gjilan e gjetiu e që për tu mbajtur manifestim i takimeve duhet të kalohet kufiri administrativë në Muhocë. Takimi i parë është mbajtur më 14 gusht ditën e dielë para dhjetë viteve, dhe ishte një masë e madhe që asnjëherë nuk mbahet mendë që kishte një masë aqë të madhe të njerëzve, pasi ishim shpërngulur, dëbuar dhe zhvendosur. Në këto takime të para kishte program dhe aktivitet kulturore dhe artistike shumë të pasur por edhe u nderua me pjesëmarrje nga struktura Komunale të Bujanocit. Masiviteti i këtyre takimeve, pjesëmarrja aqë e shumtë në këto takime organizimi tepër i mirë dhe nga frika që mundë të kthehemi ne Malësia e Bujanocit e trembi Beogradin. Ishte një vendim unanim që mbajtja të jetë dita e dielë e fundi të muaji korrik ishte dhe mbetët për çdo qytetarë të dy Bashkësive Lokale që jan Malësi e Bujanocit. – BL-Zarbicë, me fshatrat: Suharrën, Novosell dhe Priboc dhe – BL-Muhoc, me fshatrat: Ramabuq, Qarr, Xherxhec dhe Bilinic. Prandja me të drejtë themi që Malësia e Bujanocit, ka nevoj për organizim e takimeve të vendlindjes që të mbahet gjallë ky aktivitet mjaftë domethënjës dhe vazhdmisht e kemi theksuar,që: Vendlindja është e shenjtë, kudo që shkojmë, sepse ajo mban varret e të parëve tanë, prandaj edhe duhet ta vizitojmë qoftë edhe në një ditë të vetme, për shkak të të gjallëve dhe të vdekurve që i kemi në Malësin e Bujanocit.

Refik Hasani

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*