Raporti i Encës me Noizyn, rrëfimi i këngëtares (Video)

Raporti i Encës me Noizyn, rrëfimi i këngëtares (Video)

Overview

Megjithëse, emisioni është komik, Enca ka thënë se do të thotë së paku diçka serioze lidhur me këtë temë.

“Sado që kjo gjë mori përmasa shumë të mëdha publike, unë prapë e konsideroj si një ‘konflikt’ ose çështje private mes ne dyve që sigurisht se nuk duhet të kishte ndodhur si nga ana e tij, veçanërisht, ashtu edhe nga ana ime… Nuk duhet të ishte bërë publike”.

“E vetmja gjë që doja të sqaroja është se asnjëherë nuk e kam mohuar ose lënë pa përmendur suportin e tij edhe dashamirësinë që kam pasur ndaj tij, jo vetëm si artist, por edhe si mik”.

“Bashkë kemi bërë gjëra të mëdha, kemi ndihmuar njëri-tjetrin dhe ku i dihet ndoshta shkojmë në Dhërmi për pushime”, është shprehur ajo.

Ndërsa për t’ia hequr seriozitetin bisedës, Ermali ka ftuar publikun për një minutë heshtje për konfliktin.

Më tej, moderatori ka vazhduar edhe me pyetje të tjera për raportin e Encës me Noizyn që mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

 

Tags: Enca, Konflikti, Noizy

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*