Shkolla e mjekësisë në Preshevë pranon donacion aparatin EKG

Shkolla e mjekësisë në Preshevë pranon donacion aparatin EKG

Shkolla e mesme teknike “Presheva”, dega e mjekësisë ka pranuar një donacion aparat EKG me vlerë rreth 2000 dollarë amerikan nga Fondacioni Ana i Vlade Divac me përkrahje të USAID-it.

Sipas përfaqësuesve të shkollës kjo ishte një iniciativë e Tomor Misinit pas takimit që bëri me aktivin e shkollës e Dr. Nazmi Mehmetin.

Mr.sc Islam Isufi theksoi se shkolla është e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për mësim.

“Me të vërtetë po punojmë shumë sipas mundësive që i kemi që të krijojmë kushte më të mira. Jemi të vëdijëshëm se me arsimimin e të rinjve ky vend pa dyshim se do të ecë përpara. “ Donacioni do kompenzohet me punë vullnetare nga ana e nxënësve në fillim të vitit shkollor 2017/18 në kampin e refugjateve në Preshevë”, deklaroi Islam Isufi.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*