(VIDEO) Ekskluzive : Nagip Bektashi i siguron ujin e pishëm, tërë fshatit Rahovicë

(VIDEO) Ekskluzive : Nagip Bektashi i siguron ujin e pishëm, tërë fshatit Rahovicë

Në vitin 1981 fshati Rahovicë me vet kontributin e banorëve kishin siguruar ujin e pishëm me rënie të lirë nga burimi i fshatit Ilincë. Megjithatë duke marrë parasysh shtimin e popullsisë dhe zgjerimin e vendbanimit por nganjëherë edhe keqpërdorimin, ky fshat ka vite që përballet me mungesën e ujit të pishëm.

rahovic

Në vitin 2014 ishte marrë iniciativë për blerjen e një pjesë të truallit në Ilincë ku ishte siguruar burimi tjetër i ri ujit, që do të plotësonte nevojat e tërë fshatit, por ky aksion nuk pati sukses, raporton zerilugines.com

Nagip Bektashi humanisti

Këtë përgjegjësi e mori mbi supe, humanisti Nagip Bektashi i cili arriti të blej  truallin dhe ti dhuroj bashkësisë lokale bashkë me burimin e ujit të pishëm. Ndërsa sot në vendngjarje kanë dalur kryetarja e komunës Ardita Sinani, kryetari i kuvendit Sami Salihu dhe kryetari i bashkësisë lokale Vebi Rexhepi .

fshati Ilinc

Banori Agron Maliqi ka falënderuar tej mase Nagip Bektashin i cili ka bërë këtë vepër humane në të mirë të të gjithë banorëve.

fshati Ilinc

Edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i kuvendit kanë çmuar lartë këtë akt të Nagip Bektashit, duke potencuar se edhe pushteti lokal do të vë në dispozicion tërë potencialin  që ky projekt të kurorëzohet ashtu siq duhet.

 

Në anën tjetër edhe drejtori i Moravicë Gazmend Aliu ka përshëndetur veprën humanistit nga Rahovica e me këtë rast duke përcjellë edhe një mesazh tek banorët.

fshati Ilinc

Ndërkaq Nagipi nuk deshi të prononcohet për media, por vepra e tij flet më shumë se 1 mijë fjalë.

Burimi i ri ujit të pishëm do të plotësoj të gjitha nevojat e banorëve të fshatit Rahovicë, por ata duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e keqpërdorin uji por dhe veprën e humanistit Nagip Bektashi./Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*