(VIDEO) Faton Sulejmani I dorëzoi çelësat e shtëpisë së re familjes Jonuzi nga Bukuroca , të pranishmit mahnitet nga kjo kryevepër

(VIDEO) Faton Sulejmani  I dorëzoi çelësat e shtëpisë së re familjes Jonuzi nga Bukuroca , të pranishmit mahnitet nga kjo kryevepër

Dimri ishte i ftohtë , e dertet e kryefamiljarit Jonuzi kishin arritur kulminacionin pasi më ai nuk kishte asnjë rrugëdalje që familjes ti siguronte një jetë më të mirë. Gjendja ishte alarmante, shpresa për ta po thuajse se ishte shuar. Por një drite ne fund te tunelit, ndezi shpresat e kësaj familje, kur pronari i qendrës tregtare VM Center, i bëri vizitë familjes Jonuzi. Ai  u rrëqethë nga ajo që pa , dhe  menjëherë  u zotua se kjo familje do të ketë një kulm mbi kokë,transmeton zerilugines.com

Aksioni mori jehonë dhe brenda një kohe të shkurtër shumë humanistë  ia besuan këtë punë Fatonit, i cili pa reshtur dhe me tërë potencialin e tij u angazhua në realizimin e këtij projekti. Ai fillimisht familjen 4 anëtareshe nga Bukuroca i vendosi në një objekte tjetër për derisa nisi puna në ndërtimin e shtëpisë. Shumë kush që ishte para disa muajve tek kjo familje, atë ditë nuk arriti ti besonte syve, sepse gjendja kishte ndryshuar siç thotë  populli si data nga nata. Të gjithë u befasuan dhe shume prej tyre pëshpëritnin O ZOT  I MADHË, ÇFARË QENKA BËRË , a është e mundur që nuk arrijë të shoh asnjë grimcë nga gjendja e vjetër.

Në përurimin e kësaj vepre humane ishin të ftuar shumë qytetarë e kontribuues përfshirë edhe kryetaren e komunës se Preshevës Ardita Sinani dhe myftiun e Bashkësisë Islame në Presheva Fikret ef. Limani.

Ndërsa emocionuese ishte dorëzimi I çelësave të shtëpisë nga Faton Suljmani kryefamiljarin Nefailit , ku me hapjen e derës u hap edhe një jetë e re për familjen Jonuzi, shkruan zerilugines.com

Pronari i qendrës tregtare Vm Center Faton Sulejmani, këtë vepër madhore humane e konkretizoi edhe me shtruarjen e një iftari të përbashkët dhe përurimin e shtëpisë me rituale fetare.

Edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani e ka çmuar lartë këtë vepër humane duke falënderuar  në mënyrë të veçantë Faton Sulejmanin  por edhe kontribuuesit tjerë e sidomos pjesën e diasporës.Pamjet e shtëpisë flasin vet, pasi nganjëherë edhe po ti kesh të hollat nuk do të mund t’ia dalësh që ta përfundosh shtëpinë si të donë zemra. Por Faton Sulejmani këtë vepër madhore e ka realizuar me kompani prestigjioze dhe e tëra nën direktivat e arkitektëve dhe inxhinierëve të ndërtimtarisë . Shtëpia ka tri dhoma , një sallon , banjo dhe dy objekte ndihmëse dhe garazhin.

Ndërsa edhe pamja e jashtme nuk do koment pasi gjithçka është e re, muri për rreth me gjatësi afro 200 metër, shtruarja e oborrit me pllaka betoni , hapja e dy puseve për ujë të pishëm dhe gjelbërimi oborrit janë disa nga punët e kësaj kryevepre . Vlen te theksohet se Faton Sulejmani ka finalizuar pjesën më të madhe të projektit dhe ai është zotuar se me gatishmërinë e gjithë humanistëve do të realizonte dhe projekte të tjera për familjet në nevojë. Familja Jonuzi drekën e Bajramit e ka shijuar me emocione të tjera për dallim nga Bajramet e tjera kur jetonte në kushte të vështira ekonomike./ Zerilugines.com

 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*