(VIDEO) Në ditën e festës së Fitër Bajramit, kryetarja Ardita Sinani viziton Bashkësinë Islame të Preshevës

(VIDEO) Në ditën e festës së Fitër Bajramit, kryetarja Ardita  Sinani viziton Bashkësinë Islame të Preshevës

Në ditën e Fitër Bajramit kryetarje Komunës së Preshevës me shefin e kabinetit Driton Bilallin vizituan bashkësinë Islame të Preshevës në Preshevë ku u prit nga myftiu i Bashkësisë Islame në Preshevë  Fikret Limani.

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani bashkë me shefin e kabinetit Driton Bilallin, gjatë ditës së djeshme kanë  vizituar Bashkësinë Islame të Preshevës.  Kjo vizitë është e para e këtij lloji kur e para e komunës në  Ditën e Bajramit  ndanë kohë dhe viziton institucionet fetare, praktikë e re nga  kryetarja Ardita Sinani.  Me këtë rast kryetarja e Komunës  u prit nga drejtuesit e Bashkësisë Islame, kryetari Fikret ef. Limani me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë ditë feste ata adresuan uratat më të mira për të gjithë besimtarët mysliman në Luginë të Preshevës , qytetarët e komunës sonë për një jetë të dinjitetshme, për shëndet e mbarësi në familjet dhe shoqërinë tonë. Kryetarja Sinani veç tjerash ka theksuar  që kjo festë uroj  të na bashkojë e të na motivoj për të qenë të përkushtuar para sfidave me të cilat përballemi në përditshmërinë tonë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*