(FOTO) Evitohet defekti, rikthehet furnizimi me ujë të pishëm

(FOTO) Evitohet defekti,  rikthehet furnizimi me ujë të pishëm

Një pjesë e konsiderueshme e qytetit ka mbetur pa ujë të pijshëm nga dita e djeshme. Bëhet fjalë për gypin kryesor në rrugën Ramiz  Sadiku në Preshevë, rrjet ky i cili furnizon me ujë  disa lagje në Preshevë nga ujësjellësi i Zhunicës. Defekti në fjalë është evituar brenda 24 orëve ka thënë kështu Gazmend Aliu drejtor në N.P Moravica.

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm u shkaktua  një defekt mjaft i madh në rrugën Ramiz Sadiku në Preshevës.  Nga ky gyp furnizohet një pjesë e konsiderueshme e lagjeve të qytetit me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës. E punëtorët e kësaj ndërmarrje menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të arritur në evitimin e këtij problemi, ku edhe në orët e pasdites së sotme është rregulluar ky defekt ka thënë kështu për Radiotelevizionin Presheva Gazmend Aliu drejtor në Nëdrmarjen Publike Moravica  në Preshevë.

Drejtori në fjalë lut gjithë qytetarët e komunës së Preshevës që të mos keqpërdorin ujin e pijshëm pa nevojë në këtë ditë vape kur kemi vështirësi me ujin e pijshëm.

Vlen të theksohet se kemi filluar  reduktimet e ujit të pijshëm nga dy ujësjellësit e qytetit atë të Toplikut dhe Zhunicës, një ditë po dhe një jo, vlen për qytetarët që furnizohen nga Topliku,  dhe nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21 për shfrytëzuesit e ujësjellësit të Zhunicës.

Drejtori i kësaj Ndërmarrje nuk la lënë pa adresuar edhe apel tek të gjithë qytetarët që të bëjnë shlyerjen e borxheve ndaj këtij institucioni në të kundërtën nuk do të ketë shërbime cilësore.

Të gjitha lagjet që nuk kanë pasur ujë nga dita e djeshme ky defekt është rregulluar madje sipas reduktimeve të gjithë do të jenë të furnizuar me ujë të pijshëm sipas evidencës së lartpërmendur. Zerilugines.com

Tags: defekti, Moravica, uji

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*