(Foto-Video) Riparohet ujësjellësi i Zhunicës, do të rritet sasia dhe cilësia e ujit të pishëm

(Foto-Video) Riparohet ujësjellësi i Zhunicës, do të rritet sasia dhe cilësia e ujit të pishëm

Për gati 40 vite puset kryesore të ujësjellësit të Zhunicës nuk ishin pastruar e rinovuar asnjë herë. Por falë ambasadës Japoneze dhe UNDP, këtyre ditëve ka filluar riparimi i tërë ujësjellësit të Zhunicës  me çka pritet të ketë ujë të mjaftueshëm të pastër e të sigurt tek çdo shtëpi në qytet.

Uji Zhunice

Në vitet  e 80-ta ishte ndërtuar ujësjellësi i Zhunicës. Megjithatë prë gati 40 vite asnjëherë nuk ishte intervenuar në pesë puset kryesore që furnizojnë qytetit me ujë të pishëm. Shumë prej tyre ishin zënë e rrjeti ishte dobësuar. Por falë ndihmës së ambasadës Japoneze dhe UNDP, këtyre ditëve kanë filluar punimet në rigjenerimin e këtij ujësjellësi që furnizon mbi 70% të Preshevës.

Ujesjellesi Zhunice 1

Në vendngjarjes sot ka dalë kryetarja e Preshevës Ardita Sinan ku ka përcjellë për së afërmi realizimin e këtij projekti jetik për banorët  e qytetit.  Ajo në detaje është njoftuar nga punëkryesi mbi të githa punimet që po bëhen por edhe për gjendjes se si kishte funksionuar ky ujësjellës për gjatë këtyre viteve. Inxhinjeri Zoran Pavlevic, ka thënë se deri më tani nuk është dituar sasi a e ujit që ka dalë nga puset pasi nuk ka pas asnjë instrument matës. Sipas tij tashmë gjithçka është vendosur sipa stadarteve evropiane, raporton zerilugines.com

 

 

Ndërsa kryetarja Ardita Sinani ka thënë se ky projekt kap vlerën prej 2 milion dinarëve dhe është njëri ndër projektet më prioritare që po merr zgjidhje. Sipas kryetares tashmë uji do të kualitativ , në sasi më të madhe por dhe më i sigurt , pasi më parë puset ishin të hapur.

 

 

Në anën tjetër drejtori i ndërmarrjes Moravica , ka theksuar se realizimi i këtij projekti po merr formën e duhur, pasi ujësjellësi i Zhunicës po bëhet sipas standardeve evropiane.

 

 

Edhe përfaqësuesi i UNDP, Armend Aliu ka thënë se ky projekt është jetik për Preshevën, pasi tani më janë të qarta të gjitha të dhënat e sasisë së ujit. Ai po ashtu ka theksuar se disa nga puset kanë qenë të zhytur nga balta dhe tani janë pastrua dhe siguruar .

 

 

Drejtori i Moravicës para së gjithash ka dërguar edhe një apel tek qytetarët, duke kërkuar që të shlyejnë detyrimet pasi sipas tij mbi 50% e qytetit nuk janë duke paguar faturat e Moravicës, raporton zerilugines.com

Realizimi në tërësi i ujësjellësit në komunë të Preshevës parasheh vendosjen e motorëve të rinj, rrejtin e ri të ujësjellësit , riparimin e rezervuarit tek Kroi i Keq, pastaj burimin e Toplikut dhe shtrirjen e rrjetit në tërë qytetin duke eliminuar përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pishëm./ Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*