Këta janë kundër kandidatët e Bashës për kryetar të PD-së

Këta janë kundër kandidatët e Bashës për kryetar të PD-së

Në mesnatë mbyllet afati për paraqitjen e kandidatëve në garën për kryetar të Partisë Demokratike (PD). Burimet kanë bërë të ditur se deri më tani janë bërë të ditur tre emra që kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për të qenë pjesë e votimeve që do të mbahen në 22 korrik.

Lulzim Basha do të kërkojë një tjetër mandat në krye të PD-së, ndërsa më parë ka deklaruar se do të duhet një analizë edhe për ata demokratë të cilët nuk u angazhuan në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit nga ku PD-ja mori vetëm 43 deputetë.

Po ashtu edhe ish-kryetari i PD Eduard Selami është futur në garë dhe ka theksuar se PD-së i duhet një lider i fortë, i cili do të kthejë dhe shpresën tek demokratët dhe shqiptarët.

Ndërkohë Astrit Patozi mësohet se ende nuk ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për të qenë pjesë e garës. Për mediat tha se do të kandidojë nëse Basha jep dorëheqjen dhe krijon mundësinë për garë të barabartë.

Ndërkohë edhe Erjon Piciri është një tjetër kandidat i cili në prezantimin e tij shprehet se vetë partisë i duhet të ruajë unitetin. Burimet saktësuan se numri i kandidatëve të jetë më i lartë. Tashmë më anëtar i PD-së në Fier, Astrit Sinanaj ka kërkuar të jetë pjesë e garës. Ndërsa mësohet se janë të tjerë emra që po përgatiten për të qenë në garë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*