Largohen lypsarët që vijn në Preshevë nga qytetet tjera

Largohen lypsarët që vijn në Preshevë nga qytetet tjera

Me iniciativën e Qendrës për punë sociale në Preshevë dhe me asistencë të policisë është ndërmarrë aksioni i largimit nga rruga të lypsarëve të cilit vijnë nga qytetet tjera dhë kërkojnë lëmoshë, duke hyrë gjithashtu nëpër lokalet afariste dhe penguar musafirët. Ky veprim i lypsarëve është në kundërshtim me ligjin dhe është vepër penale.

Brengosëse është për neve si institucion, se kjo kategori keqpërdor fëmijët e tyre, gjë e cila është gjithashtu vepër penale. Ky aksion do të vazhdoj edhe ditëve në vijim. E falemnderojm stacionin policor në Preshevë për asistencën e dhënë, ka shkruan në rrjetin social Drejtori i qendrës për punë sociale.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*