Mbytet në Ulqin një grua shqiptare duke i shpëtuar fëmijët e saj

Mbytet në Ulqin një  grua shqiptare duke i shpëtuar fëmijët e saj

Dua Dauti-Kadriu, psikologia 36 vjeçare është ndarë tragjikisht nga jeta.

E ndjera ka ndërruar jetë dje në Plazhin e Madh në Ulqin, rreth orës 18:40.

Mësohet se dy fëmijët e saj ishin në ujë, derisa ishte ngritur flamuri i kuq i rrezikut nga valët e mëdha.

Ajo kishte hyrë për t’i shpëtuar fëmijët, kishte arritur t’i nxjerrë ata, por vetë nuk kishte dalë nga uji, njofton Klan Kosova.

Sipas familjarëve, trupi i pajetë i saj është gjetur pas 3 orë kërkimesh. Dua Dauti-Kadriu do të varroset sot në Prizren, rreth orës 17.

Tags: Ulqin

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*