Në 12 vite, Lionel Messi e ka rinovuar kontratën tetë herë – Gjithmonë në rritje paga, por edhe klauzola e lirimit

Në 12 vite, Lionel Messi e ka rinovuar kontratën tetë herë – Gjithmonë në rritje paga, por edhe klauzola e lirimit

Me rinovimin e fundit të kontratës deri në vitin 2021, shkon në tetë numri i herëve që e ka bërë këtë gjë ylli argjentinas me ekipin e parë të Barcelonës.

Një “garë” spektakolare, që ka qenë triumfuese, me zgjatje të kontratës dhe përmirësime në aspektin financiar.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë është më i afërt se kurrë për të hyrë në klubin e zgjedhur të lojtarëve që kanë luajtur për vetëm një ekip gjatë tërë karrierës, i njohur ndryshe si një njeri i klubit. Rinovimi i parë i Messit erdhi në vitin 2005, para shpërthimit të tij.

Ka qenë 18 vjeç dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2010.

Menjëherë pas rinovimit, ai e çoi Argjentinën U-20 drejt titullit, me një performancë të shquar. Në shtator të po atij viti (2005), Laporta, nxitoi për t’ia përmirësuar kontratën në shtator.

Rinovimi i tretë është bërë në janar të vitit 2007, para “hat-trick” të tij të famshëm në Madrid. Leo Messi kishte arritur të bëhej tashmë i njohur në mbarë botën me talentin e pakufi.

Ishte pikërisht momenti kur liria e tij u vulos më pas me klauzolën 150 milionë euroshe në kontratë. Me ardhjen e Guardiolës, por tani pa Ronaldinho, Messi e zgjati përsëri kontratën e tij dhe u bë lojtari ekskluziv i klubit katalanas, transmeton Telesport.

Pas fitores së trefishtë (tripletës) në vitin 2009 erdhi rinovimi i ri deri në vitin 2016 (250 milionë euro u bë klauzola e largimit).

Në dhjetor 2012, Messi rinovoi me Barcelonën për herë të gjashtë. Paga e tij shkoi nga 10.5 milionë euro në vit në 12 milionë euro. Klauzola e largimit qëndroi 250 milionë euro.

Për të mbërritur deri në ditën e sotme, rinovimi i shtatë në karrierën e tij kishte arritur pak para Kupës së Botës 2014, në Brazil.

Argjentinasi kaloi me pagën 20 milionë euro, e cila u rrit në 39.4 milionë neto në sezon, në vitin 2016. Në verën e viti 2017 ka arritur rinovimi i tetë i kontratës së “La Pulga”.

A do të jetë kontrata e fundit në “Camp Nou”? Koha do ta tregojë, teksa në vitin 2021 do të jetë 34 vjeç.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*