Niveli i ankthit dhe mënyrat e përjetimit

Niveli i ankthit dhe mënyrat e përjetimit

Ankthi është një gjendje normale e njeriut që përjetohet me ndjenjën e frikës, shqetësimit dhe nervozizmit. Njerëzit e përballojnë ankthin në mënyra të ndryshme. Në realitetin e sotëm, plot ndryshime të shpejta, boom imformacionesh dhe stresi, ankthi nuk është një gjendje e rrallë e njerëzve. Jemi mësuar që ankthin ta trajtojmë si diçka negative për shëndetin, por nuk është gjithmonë kështu.

Roli pozitiv i ankthit

Ankthi nuk mirëpritet por ka dhe rol pozitiv, pasi ndihmon në jetën dhe punën tonë. Ankthi mund të shërbejë si nxitës I veprimeve. Në procesin e evolucionit, njerëzit ishin të shqetësuar për sigurimin e ushqimit, ndaj reaguan për gjetjen dhe kultivimin e tij, duke bërë të mundur mbijetesën e brezave. Ndërsa qeniet e tjera që nuk e përjetojnë gjendjen e ankthit dhe nuk reaguan, vdiqën nga uria. Nëse jeni në ankth për shëndetin, kjo mund të ndikojë të ndryshoni mënyrën e jetesës dhe të shmangni zakonet e një jete jot ë shëndetëshme, të merreni me sport etj. Shumica e anktheve në jetën tonë janë gjendje normale ndaj problemeve praktike dhe reagime të mbrojtjes.

Kur ankthi del jashtë kontrollit

Por në disa situata, ankthi tepërt dhe jashtë kontrollit krijon një gjendje të rënduar patologjike. Ja një shembull konkret për ankthin patologjik:

Një grua 34 vjeçare e lindur në një fshat të provinces verilindore kineze Shandong menaxhon bashkë me të shoqin një dyqan në Pekin. Ajo është një grua e shkathët që ka marrë përsipër jo vetëm detyrimet familjare, por dhe mbarëvajtjen e biznesit të tyre. Para 2 viteve, një mik i mori asaj një hua prej 20 mijë juanësh, por Zhang nuk bëri një deklaratë për këtë. Kjo nuk ishte hera e pare që ajo ndihmonte të tjerët me para borxh. Por pas dhënies së huasë këtij miku ajo u përfshi nga një gjendje e rëndë ankthi. Ndonëse miku më vonë ia riktheu shumën e parave të mara borxh, Zhang Wei mbeti përsëri me gjendje ankthi. Ky shqetësim sa vinte e rritej. Ajo ndjente tension të madh, rrahje të shpeshta të zemrës dhe djersitej shumë. Pasi kreu të gjitha analizat në spital, rezultoi se shëndeti i saj ishte normal. Por ankthi vazhdon ta ndjekë dhe të ndikojë dhe në pakësimin e orëve të gjumit të Zhangut.

Nga ankthi normal tek ankthi patologjik

Në historinë e mësipërme vërejtëm se gjendja e ankthit te Zhang Wei i kaloi caqet e ankthit normal, duke u shndërruar në ankth patologjik. Ankthi patologjik ka dy karakteristika: së pari, ai nuk mund të shërbejë si nxitës I veprimeve praktike.

Kur përballojmë rreziqe (rreziqe reale ose të imagjinuara), nisin veprimet reaguese, që çojnë në zgjidhjen e problemit. Ankthi normal është një lloj alarmi i trupit ndaj rrezikut, që na nxit të vihemi në veprim për ta përballuar atë. Në të kundërt, ankthi patologjik na pengon të ndërmarrim veprimet e duhura, duke na zhytur në gjendje mosveprimi dhe apatie.

Së dyti, ankthi patologjik na detyron t’u kushtojmë vëmendje rreziqeve me përqindje shumë të ulët. Përshembull nis të shqetësohesh për rreziqe që i parashikon se mund të ndodhin në shkollë, rrugë, punë e kudo.

Çdo njeri në jetë mund të përballet me rreziqe të ndryshme, por kjo nuk mund të parashikohet dhe mundësia e ndodhjes së tyre është e vogël. Nëse merakoseni gjithmonë për rreziqe potenciale, do të harxhoni shumë kohë dhe energji për këto gjëra të imagjinuara. Përveç kësaj, ankthi patologjik nuk ka përmbajtje dhe objekt konkret. Për shembull, pasi miku I ktheu Zhang Wei-së paratë e mara borxh, ajo vazhdoi të përjetonte gjendje ankthi dhe pasigurie për rreziqe që mund ti ndodhnin në të ardhmen.

Ankthi patologjik nuk është thjesht një përjetim, apo çrregullim i gjendjes së humorit, por shkakton çrregullime nervore si marramendje, rrahje zemre, frymëmarrje të shpejtë, tharje goje, urinim të shpeshtë, djersitje të shumtë etj. Këto çrregullime trupore janë një shfaqje e ankthit, por shumë vetë nuk e kuptojnë ndikimin e ankthit dhe shqetësohen akoma më shumë për shëndetin e tyre, duke e shtuar vetë ankthin. Në përgjithësi, ankthi normal I nxit njerëzit të veprojnë dhe madje të arrijnë në ndryshime pozitive, por ankthi patologjik shkakton çrregullime në shëndetin e njeriut.

Çrregullimet e përgjithësuara të ankthit

Çrregullimet e përgjithësuara të ankthit shfaqen si çrregullime të ankthit. Njerëzit e dinë se ankthi i tyre është i papërshtatshëm dhe i tepruar, por nuk mund ta kontrollojnë atë. Këto çrregullime të ankthit shoqërohen gjithmonë me vështirësi të fjetjes, dhimbje muskujsh dhe marrje mendsh. Numri i femrave të prekura nga këto çrregullime të ankthit mund të jetë 2 herë më I madh se ai I meshkujve.

Çrregullimet e ankthit nuk mund të zhduken me shpejtësinë e një gjendje normale ankthi dhe mund të zgjasin deri në 6 muaj. Arsyeja e ankthit mund të kalojë ose të asgjësohet, por gjendja e ankthit nuk zhduket dhe ka raste që përkeqësohet më tej. Në fakt, kërcënimet reale nuk janë aq serioze, madje mund të jenë imagjinare, por njerëzit që e përjetojnë këtë gjendje vuajnë nga ndjenja e forte e ankthit.

Mënyra për lehtësimin e ankthit patologjik

Nëse jemi prekur nga ankthi patologjik, duhet të dini se shumica e çrregullimeve të ankthit mund të zgjidhen pas ndërhyrjes mjekësore. Por nëse nuk ndërmerret kjo ndërhyrje, ankthi patologjik mund të dëmtojë shëndetin, nëpërmjet rritjes së pagjumësisë, të ndikojë negativisht te dieta ushqimore etj. Ankthi afatgjatë mund të shkaktojë çrregullimin e sistemit të endokrinës.

Mjeku i sugjeroi Zhang Wei-së trajtim psikologjik të sjelljes konjitive, një trajtim ky me ilaçe dhe terapi psikologjike. Ilaçet për lehtësimin e ankthit lëshohen pas analizës përkatëse nga psikologët.Sipas trajtimit psikologjij të sjelljes, ankthi patologjik vjen nga një sërë modelesh të mendimeve negative dhe veprimeve negative. Psikoterapistët i trajtojnë pacientët nëpërmjet njohjes së problemit që e shkakton ankthin dhe hartojnë planin e shmangies së tij.

Përveç kësaj, një metodë e re e njohur si “mindfulness”, ka rezultuar me efekte të mira te personat që vuajnë nga ankthi. Kjo mënyrë na ndihmon për “njohjen e ndërgjegjshme, pa vlerësim”. Sipas praktikës mjekësore ndaj ankthit patologjik, metodat psikologjike kanë efekte të pazëvendësueshme nga ilaçet. Përveç kësaj, për lehtësimin e ankthit patologjik këshillohen veprimtari të ndryshme si ecja, apo vrapimi i ngadaltë, ecja me biçikletë, dëgjimi i muzikës, masazhi, banjat me ujë të ngrohtë etj.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*