Opinion: Riorganizimi dhe Ripërtëritja e PDSH-së, nevojë e kohës dhe e proceseve politike domosdoshmëri e patjetërsueshme

Ku mbetën vlerat e SHPD-ës, si rezultat dhe trashëgimtarë e më vonshme u themelua subjekti politik PDSH-ja, si dhe programi politik mbi të cilin u themelua ky subjekt politik. Ashtu siq shihet ne këtë dokumentar, këtu të gjithë prezantuesit që përbënin kryesinë për programin, veprimet demokratike që do ti ndërmarr në vazhdim. Për atë se si do të jenë ambiciet e tyre dhe sakrificat për të drejtat e shqiptarëve. Dhe kjo PDSH-ja, e ditëve te sodit, pas 25 viteve nuk arriti të realizojë asgjë nga ajo që pretendohej. Shtrohet pyetja pse nuk punoi sipas programit, pse flirtoi u përshtat dhe veproi kundër programit të cilin e anashkaloi, duke u përshi në sistemin qeverisës të shtetit serb, të qeverisë së saj, duke i njohur dhe bashkëpunuar me të gjitha institucionet shtetërore.

Ismet Kadriu ish këshilltarë i kuvendit komunal , pjesëtarë i UÇPMB-ës 

Ku mbetën ato vlera?
Ato vlera ku vlerësohej, simpatizohej, votohej subjekti dhe jo “lideri” ,ku të gjithë anëtarët, simpatizantët e kryesia ishin të barabartë dhe flisnin dhe vepronin të unifikuar. Gjendja e asaj kohe as përafërsisht nuk mund të krahasohet me gjendjen në të cilat ndodhet tani ky subjekt pra trashëgimtare e (SHPD-e) Shoqatës së Pa Pavarur Demokratike, PDSH-ja. Ata anëtar të kryesisë pa asnjë lloj dileme pa frikë dhe unik flisnin hapur për të drejtat e shqiptarëve në ish Jugosllavinë e cila po shpërbëhej. Në programin e sajë flitej për bashkimin e shqiptareve të Kosovës Lindore në shtetin e Kosovës, midis Beogradit atë kohë mund të kushtonte me kokë kundërshtimi haptas ku nuk njiheshin institucionet shtetërore ose pjesërisht njiheshin.

Riorganizimi dhe Ripërtëritja e PDSH-së, nevojë e kohës dhe e proceseve politike domosdoshmëri e patjetërsueshme.

Grupimet, klanet brenda PDSH-se, u krijuan për shkak autoritar, për arsye të problemeve të grumbulluara ndër vite, për arsye degraduese, dhe mospërfillje të anëtarëve të kryesisë që nuk ishin më këmbëngulës në vërejtjet e tyre në sugjerimet, këshillat dhe konstatimin e gjendjes, pse nuk ishin më të unifikuar, në qëndrimin dhe gjendjen e krijuar nga kryetari i saj brenda subjektit. Përgjegjësia bie edhe mbi ta, dhe vetëm ankesa se kryetari ishte i pa dëgjueshëm dhe u pavarësua plotësisht, duke u bë autokrat në vendime njëanëse nuk ua heq përgjegjësin as pjesës dërmuese të kësaj kryesie. Po le ti mbetet kohës për të dalë realiteti në dritë, ti mbetet kohës arsyetimet e gjithsecilit, në bazë të përgjegjësive që kishin marr nga anëtarët, simpatizantët dhe të zgjedhurit e tyre. Për këtë arsye mendoj se PDSH-së, i duhet një „refresh“ kthim të atyre strukturave politike që ishin vërtet lider, simpatizant, atdhetar me plot kuptimin e fjalës, vërtet një kryesi që e përpiloi një program që ishte shumë i kapshëm dhe në interes kombëtar. Program i pranueshëm për një pjesë të konsiderueshme të qytetareve, që përfshinte kërkesat elementare të interesit kombëtar për avancimin e tyre dhe arritjen e qëllimeve me anë të rrugëve demokratike, për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe të drejtave që na janë cenuar nga shteti serb. Vet situata e krijuar që po mbretëron aktualisht tani në Presheve, janë një sinjal se PDSH-së, i duhet patjetër të reformohet, i duhet që domosdoshmërish të rishikoj të kaluarën, veprimtarin e deritanishme të saj, dhe të analizoj të gjitha të metat dhe dobësitë e qeverisjes dhe anashkalimin e programit politik, nga ata që e udhëhoqën, dhe të kërkoj përgjegjësi nga të gjithë ata që kryesuan përgjatë këtyre viteve. Faji nuk guxon dhe nuk duhet të mbetet jetim, përgjegjësit janë të ndara ku çdo njeri ka pasur rolin e vet, por se përgjegjësia më e madhe i takon Kryetarit sepse ai është që ka timonin, dhe ai i jep kahje subjektit në një drejtim të caktuar në bashkëpunim me anëtarët e kryesisë dhe të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Dhe nëse nuk has në mirëkuptim të rrethit të ngushtë të kryesisë, detyrë obligative është që të informoj kryesin e zgjeruar dhe nëndegët e saja, sa herë që e kërkon nevoja, jo të pres 1 muaj, 6 muaj, 1 vit apo me tepër. Ta qartësojmë se subjekti politik, në këtë rast PDSH-ja, nuk është pronë e askujt, dhe askush nuk ka të drejt ta konsideroj si pronë të tij, nëse udhëheqësi i saj merr pëlqimin për të qen në krye të subjektit nuk ka të drejtë, autoritare qe te veproj ashtu siç ai dëshiron apo ashtu si i teket atij. Subjekti është emërtuar si subjekt demokratik, prandaj çdo anëtar i saj ka të drejtë që të shpreh mendimin dhe çdo anëtar i saj ka të drejtë të jap vërejtje, sugjerime, këshilla ka të drejtë të informohet dhe të konsultohet për mbarëvajtjen e punës dhe proceseve. Ka të drejt te kërkoj llogari raport nga kryetari dhe kryesia sa herë që ka nevojë për të qenë i informuar.

ARKIV 

– Qytetari duke mos qen mirë i informuar, pa e logjikuar si ves i keq i ka mbetur që e kanë ngritur liderin mbi subjektin, jo vetëm këtu tek ne, gjithkund në të gjitha shtetet ballkanike, është bërë një tranzicion një dalje nga sistemi socialist në atë demokratik nga dera dytësore, i vështirë për arsye të konflikteve, dhe jo hap pas hapi siç është vepruar në shtetet tjera. Prandaj lideri e vë veten lart, bëhet autoritarë, mendon se për gjithçka vendos ai, për gjithçka duhet të pyetet vetëm ai (e mendon veten si mbret) duke i dhënë vetes të drejtën që gjithçka është në dispozicionin e tij dhe të tjerët për rreth tij janë vetëm figura, dhe ai vendos se cilën figurë ta luaj.
– Situata e krijuar ditëve të fundit sidomos në pushtetin lokal nga këshilltarët e PDSH-se, dhe anëtarët e kryesisë që vepronin si grup i ndarë nga kryetari i saj, e që në fakt ishin në pushtet alarmon për një situatë që vërtet është prioritare . Që urgjentisht pa humbur kohë të qartësohen shumë gjëra qe kanë mbetur pezull brenda subjektit. Te rishikohet se kush me kë është, se kush ka te drejt dhe kush nuk ka të drejt në veprimet e tija, dhe të bëhet përfundimisht ndarja, secili në rrugën e vet, por pa fyer, pa nënçmuar dhe pa njollosur apo etiketuar tjetrin. Për mua personalisht kjo PDSH-ja, e cila pretendon se ajo ka të drejtë, vetëm pse ka uzurpuar ambientet e zyrës, dhe vetëm pse ka vulën, me simbolin e PDSH-se, nuk është subjekti të cilin e kam simpatizuar. Mendoj se e ka devijuar rrugën, nuk është duke vepruar sipas programit të saj ashtu siç ka qenë e paraparë të veprojë në bazë të programin politik. E drejt e gjithkujt është të simpatizoj kë të doje, dhe askush askujt nuk ka të drejtë dhe as nuk mundet me ia imponua e as me akuzuar askënd se ka duhet të shkojë. Distancimi nga pozicioni i këshilltarit ne pozitë të funksionit si përfaqësues, këshilltarët te PDSH-se, që u ndan më parë nga pjesa tjetër e subjektit, për arsye subjektive. Arsyetimi se këtë po e bëjnë për arsye të akuzave te anëtarit te kabinetit të kryetares, drejtuar komandantëve të UCPMB-së, se kinse aq shumë janë brengosur nga etiketimi, ndoshta do ta besoja se vërtet për këtë arsye janë distancuar nga këshilltarët tjerë. Duke dashur të tregojnë se këta kanë ndërgjegje, dhe se të tjerët nuk janë të ndërgjegjshëm. Është qesharak ky veprim, dhe i pa besueshëm nga askush që i njeh këta persona. Me vjen keq se janë shokët e mi, por se që kjo është arsyetim për veprimin e tyre nuk me bind. Ku ishit ju të nderuar shokët e mi, që 17 vite, nuk po ju akuzoj as nuk po ju nënçmoj në asnjë mënyrë, nuk e kam fjalën për kohën që ishte konflikti i armatosur. Ju pyes se përgjatë këtyre 17 viteve, për çdo vit ka pas vizita tek familjarët e dëshmorëve, janë bërë homazhe, tek vendi i rënies se tyre, tek vendi ku janë varrosur, neper shtëpitë e familjareve te këtyre te rënëve. Ku ishit ju që nuk vizituat asnjëherë komandantët e UÇPMB-ës, që enden andej e këndej në Kosovë, pa dokumente identifikuese, sepse shteti kosovar akoma deri në ditët e sotme shumicës nga ta nuk ia ka njohur këtë te drejt. A keni njohuri se tani ata sinqerisht janë pa shtetësi, te Serbisë e kanë humbur, te Kosovës nuk ua njohin, e dini se sa probleme kanë, se nuk mund te udhëtojnë askund, se janë pa sigurime shëndetësore, se disa janë pa kulm mbi kok, bredhin andej këndej, duke paguar qira , duke dalë për te shitur veten krah pune, pa një vend pune te sigurt, ne mëshirë e njerëzve te vullnetit te mirë. Pasi aq shumë po brengoseni, a e dini se sa komandant jetojnë te syrgjynosur, se sa kanë qen te burgosur, se sa prej tyre qe 17 vite e me tepër nuk kanë vizituar familjen, se kanë te ngritur akuza, nga shteti i Serbisë, se ne shtëpitë e tyre kanë mbirë thera, se janë te boshatisura, se oborret e këtyre komandantëve kanë mbetur shkret, si thoni ju për këtë, Dhe nëse dikush thotë se tani po i kthehet trungut, cila ishte arsyeja pse e kanë braktisur këtë trung, pse nuk ishin me trungun, te rrinin ne opozite, pse nëse jeni kaq te ndërgjegjshëm po e mashtroni veten tuaj dhe opinionin, nëse vërtet e keni ber atëherë duhet ta dorëzonit edhe mandatin tuaj te këshilltarit. Dhe do te arsyetonit veprimin tuaj, ndoshta atëherë do te ju kuptonin njerëzit me mirë. A e dini ju se atje ku po dëshironi te ktheheni se çfarë ju than, se si ju akuzuan, se ju fyen e ju përbuzën, se nuk lan gjë pa ju thënë, se fotot e juaja si tradhtare te subjektit i venin ne ulëset e Kuvendit Komunal, se me një fjale këta ju „Lëçitën“ ju linçuan. Pa e pasur atë te drejte, sepse e dini se kush ua dha juve besimin, dhe ata qe ju zgjodhën kanë qene me ju, (sidomos këshilltarin e Norçës) ju kanë përkrahur ne vendimin qe e keni marr, dhe nuk kanë dashur te ndërhyjnë ne vendimin tuaj, duke ju besuar juve qe ju jeni ata qe duhet te vendosni për veprimin tuaj . Ata e bënë ligjin, duke ju shkarkuar nga çdo pozicion, ne te cilin ishit te zgjedhur nga nëndega juaj e subjektit, e njëherit edhe ajo e përfaqësimit te subjektit si këshilltar ne Kuvendin Komunal. Se edhe tani vlen ajo se ju ne te vërtet jeni te shkarkuar, dhe kthimi i juaj tek trungu është qesharak, është i njëanshëm. Sepse ai trung degë e se cilit ishit ju, ju kishte thyer, dhe ju tani si degë e thate nuk mund ti rigjeneroheni te lulëzoni aty, e dini se ata ju konsideruan juve si kancer, te cilin e sistemuan duke ber prerje kirurgjike. Nuk po e tregoni realitetin te nderuar dhe te respektuar shokët e mi, nuk po thoni se keni vepruar për arsye te interesit, se ju kanë thyer mentalitetin, duke ju ofruar shuma te hollash, duke ju mashtruar për punësime, duke ju rrahur shpatullat, kinse keni vepruar si burrat,. A nuk jeni ju ata burra qe ju pështyn dhe ju shkelmuan, atëherë nuk paskeni qen burra për ata qe nuk lan gje pa ju thënë, dhe si u bëtë tani qe te ju konsiderojnë burra.

Shumë i arsyeshëm do të ishte diferencimi i juaj nga grupi tjetër të cilit ju iu bashkuat, dhe e përkrahët sikur të mos iu përmbahej atyre premtimeve për të cilat i dhatë përkrahje. Ju ishit trungu i PDSH-së, gjithmonë deklaronit se jeni pjesë e pa ndarë e subjektit, dhe arsyeja qe u ndatë ishte sepse subjekti bashkë me kryetarin i kishte privilegjuar shumë anëtar te rinj te ardhur në subjekt, me qëllim te manipuloj më lehtë me ta. Sepse anëtarët e kryesisë filluan që ta kundërshtojnë hapur, ta kritikojnë hapur për veprimet dhe vendimet e njëanshme që i merrte ai, duke vazhduar ti neglizhoje, dhe mos përfille kryesin e veçanërisht disa nga ata. Nëse do ta arsyetonit ndryshe te ishit korrekt, te drejtpërdrejtë do të ju besonin të gjithë simpatizuesit, anëtarë të PDSH-s, dhe qytetarët.
– Unë jam i vetëdijshëm, për veprimet e mia, vetë tërheqja ime nga të gjitha funksionet, si kryetar i nëndegës, dhe nga gjitha nivelet tjera me përgjegjësi, në nëndegë vazhdova të jem pasiv, aktivitetin tim e fillova vetëm 1 muaj, para zgjedhjeve,të vitit të kaluar që u mbajtën më 24 prill 2016, sepse arsyet i keni të gjithë të njohura. Ngase kishim ngelur pa kryesi, ajo kryesi kishte kaluar në subjektin tjetër. dhe aktivizimi im ishte vetëm si anëtar i thjeshtë, simpatizant i denjë i subjektit.
Dhe krejtësisht në fund jam distancuar nga subjekti te cilin e kam votuar qe 25 vite e këtej. Pasi PDSH-ja, mbeti në opozitë, e që realisht, asnjëherë nuk e patëm rastin ta shikojmë në Kuvend duke u angazhuar apo ballafaquar me pozitën që ishin në pushtet. Duke bojkotuar seancat e Kuvendit edhe pse do të ishin të arsyeshëm dhe shumë të suksesshëm me argumente bindëse ndaj pushtetit, i cili ne veprimet e punën që bënte linte vend për kritika.
Dhe filloi të marrë pjesë në Kuvend nga hyrja e pjesërishme e disa prej anëtarëve te kryesisë që njëherit janë edhe këshilltar të këtij subjekti, duke akuzuar duke nënçmuar e vjell vrer kryetari i subjektit kundër atyre që bashkëveproi e bashkëpunoi qe 12 vite si udhëheqës i PDSH-së. Ku fliste gjëra që nuk e kan vendin të bisedohet, sepse për subjekt flitet brenda kornizave te kryesis pra në subjekt dhe jo Kuvend. Aq i zëshëm dhe aq i ashpër në fjalime sa që u vetë demaskua duke dashur të arsyetohet e të bind qytetarët e jo simpatizantët dhe anëtaret e PDSH-së. Sepse atyre duhet ti drejtohet në strukturat apo kryesit e nëndegëve, të këshillit qendror dhe në hapësirat apo zyren e partisë.

Askush askujt nuk mund ti imponoj apo ti bind për asgjë nëse veprimet flasin vet.
Jam distancuar për arsye se ky subjekt ka devijuar komplet nga programi i tij i organizimit politik. Jam distancuar nga njerëzit qe gjithçka bën për te devijuar nga ky program, për te cilin program themeluesit e saj, pionierët e saj rrezikuan te burgosen e te vriten, për program qe ishte për bashkim me Kosovë, për program qe nuk e njihte qeverinë e Serbisë, për program qe nuk e njihte trupin koordinues, për program qe nuk merrte pjesë ne zgjedhjet parlamentare, për program qe nuk e njihte këshillin nacional, për program qe ishte qe te jetësohet referendumi i 1 dhe 2 marsit, dhe jo qe te formohen „bashkësi komunash“ paralel si serbet e Kosovës. E qe ky asociacion qe nga deklarimi dhe fuqizimi i tij ne kuvend mbeti ne harresë, edhe pse ishte nen nivelin e referendumit. Nuk është dashur qe ky asociacion as te përmendet, sepse është ne kundërshtim me përcaktimin qytetar me an te referendumit, njëherit „asociacion“ apo bashkësi komunash edhe kundër idesë se luftës nga ana e UCPMB-së, kundër pushtetit, kundër qeveris se Serbisë e cila na vrau, na preu, na dëboi nga vatrat tona, na burgosi, dhe qeveri e cila vazhdon te na diskriminoje deri ne pafundësi. Programi i PDSH-se, ishte program te cilin shume simpatizues e kanë përkrahur, ne subjektin e PDSH-se, kanë ardhur shumë interesxhinjë, qe për çdo 4 vite ndërrojnë subjekte, njerëz qe kurrë nuk e kanë lexuar programin e këtij subjekti, njerëz që vinë vetëm për interes, ata qe nuk gjejnë veten e tyre ne subjekte tjera, PDSH-ja, e vërtet ekziston tek ata qe e njohin, tek ata qe e themeluan këtë subjekt, tek ata qe sakrifikuan, tek ata qe e përpiluan dhe e kanë te njohur programin e saj. Dhe besoj se kjo PDSH-ja, e vërtetë do te ringjallet, jo duke i imponuar njerëzit, duke i ven neper vende te caktuara me msitni, te afërm e familjar, ne kryesi, ne dege e nëndegët e saja, por do ti zgjedh në mënyrën me demokratike te mundshme, do te riorganizohet dhe do te mbledh simpatizuesit e saj real, ata të vërtetët, sado qe te jen ne numër nuk do te ketë rëndësi, me rëndësi është se do te veproje sipas programit qe e din si te shenjt, sipas atyre parimeve mbi te cilat u ndërtua ky subjekt dhe u simpatizua nga anëtarë te denjë te saj. I ftoj te gjithë ata simpatizant, anëtarë, pioner, pjesëtarët qe ishin themelues e pare te PDSH-ës, qe nga fillimi i organizimit politik, te këtij subjekti qe te kthjellen, qe te kthehen përsëri, ngado që kanë qenë të inkuadruar në subjekte tjera, apo qe te zhgënjyer nuk janë inkuadruar askund. Ti kthehen vetes se tyre, vlerave qe kishte ky subjekt qe t’ia kthejmë ato vlera qe na i kanë bastarduar dhe ndryshuar ne gjenezë, ne thelb për interesa të një grup qe po udhëheqin me këtë subjekt, grupi i cili e okupoi dhe e ndryshoi sipas interesit vetanak, jo sipas nevojës dhe interesit kolektiv e qytetar. Ju anëtarë, e simpatizantë te vërtet qe jeni larguar te mllefosur, tani e kuptoj arsyen tuaj perse e keni ber këtë. Unë isha i verbuar dhe ju ishit për mua tradhtare qe e braktisen subjektin, por tani e kam te qartë se un paskam qen tradhtari qe i besova atyre qe nuk duhej besuar, atyre qe e rrezuan çdo vlerë qe e shuan çdo dritë, qe e bën subjektin si pronë te tyre si treg, ku behet shitja e blerja e mallrave. Ku simpatizantët e saj nuk janë vetëm se makineri votuese, ne emër te cilëve bëhen lojëra te dyshimta në dëm të subjektit dhe interesit kolektiv qytetar shqiptarë dhe veprohet sipas interesit te një grupi te ngushtë te këtij subjekti.

Ismet Kadriu ish këshilltarë i kuvendit komunal , pjesëtarë i UÇPMB-ës 

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*