Pamje të reja të dëmeve të tërmetit të sotëm në Ohër dhe Resnjë

Pamje të reja të dëmeve të tërmetit të sotëm në Ohër dhe Resnjë

Pamjet më të reja nga rajoni i Ohrit dhe i Resnjës tregojnë për dëme jo të mëdhaja të tërmetit të sotëm në këtë rajon, që ishte me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter, më i fuqishmi i ditëve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, dëmet nuk duhet nënvlerësuar pasi që një tërmet i ngjashëm, apo edhe më i fuqishëm, mund të shkaktojë dëmet edhe më të mëdhaja se kaq.

Deri tani ka rreth 20 raportime për dëme të ndryshme në Ohër dhe Resnjë.

Qytetarët e këtij rajoni si edhe turistët që gjenden në Ohër, janë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Të shpresojmë se gjithçka do të qetësohet dhe se qetësia shpirtërore e qytetarëve do të kthehet.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*