RAMA PËR SAMITN E TRIESTES: RIKTHIMI I JUGOSLLAVISË, BROÇKULLË

RAMA PËR SAMITN E TRIESTES: RIKTHIMI I JUGOSLLAVISË, BROÇKULLË

Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp ditën e sotme ku foli për Samitin e Triestes, duke thënë se u arritën rezultate konkrete për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e hapit të hedhur për organizimin e tregut të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë të gjitha broçkullat e nxjerra”, tha Rama.

Më tej në fjalën e tij, Kryeministri Rama tha se e vërteta e thjeshtë e projektit është rritja e kapaciteteve tona për të pasur një treg shumë më të madh se tregjet tona të vogla, rritje e kapaciteteve eksportuese dhe importuese brenda rajonit.

“Është dhe një mundësi për t’u bashkëngjitur tregut europian. Është e kotë që të humbasin energji për të gjitha ato broçkulla që janë dëgjuar deri tani. Projekti është europian, nuk përbën asnjë zgjidhje alternative. Broçkulla, fjalët për rikrijimit të Jugosllavisë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*