Sadat Mushka, preshevari i vjetër dhe autokton nga Restelica e Dragashit

Sadat Mushka, preshevari i vjetër dhe autokton nga Restelica e Dragashit

Familja Mushka në Preshevë ka ardhur qysh para 350 vjetësh gjatë kohës së Perandorisë Osmane, njëherë si mjeshtër, kuzhinierë dhe pastaj kishin hapur duqanet e tyre të kulinarisë.

Tani janë gjenerata e njëmbëdhjetë e tyre që jetojnë në këtë qytet. Ata janë qytetarë e vjetër të këtij vendbanimi, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë me traditën e gjellërave, ëmbëlsirave, akulloreve, etj. Ata janë banorët më autokton të këtij qyteti, por që lidhjet me Restelicën i kanë të përhershme dhe jetike. Preshevën dhe Restelicën i kanë dyjat në zemër.

Preshevën, këtë vendbanim të vogël e popullojnë mbi 95 për qind shqiptarët që nga kohët e lashta. Por, jo vetëm shqiptarët ishin banorë të vjetër të këtij nënqielli, për veç tyre ka edhe serbë, bullgarë, romë, turq dhe disa familje gorane, në të vërtet këta janë shqiptarë, por të islamizuar që nga koha e Perandorisë Osmane. Të ashtuquajturit goranë e kanë gjuhën e tyre, traditat, zakonet dhe kulturën e tyre. Për veç gjuhës, të gjitha të tjerët i kanë të përbashkëta me shqiptarët e këtushëm dhe nuk dallohen aspak nga ta. Njëra ndër këto familje që ka një histori të gjatë në Preshevë është familja Mushka nga Restelica e Dragashit, por e cila në Preshevë kishte ardhur qysh në kohën e Osmanlinjëve, pra ata këtu kishin ardhur të jetojnë qysh para 350 vjetësh.

Në fillim, këta kishin ardhur si kuzhinierë të Perandorisë, kurse më vonë kishin hapur duqanet e tyre, sidomos të njohur për ëmbëlsira, gjellëra të ndryshme, sidomos janë të njohur për akullore, si specialist të vërtetë.
Sadat Mushka është njëri ndër pjesëtarët e kësaj familje dhe siç tregon ai është gjenrata e njëmbëdhjetë (11) që jeton në Preshevë, por që merren edhe më këtë mjeshtri. Sadati është një djalosh shumë i dashur në Preshevë dhe shumica e preshevarëve e njohin dhe nuk ka ndonjëri prej tyre që nuk ka hyrë në duqanin e tij, ose për të ngrënë ndonjë gjellë, ose për të marrë ndonjë akullore. Sadati me plot kuptimin e fjalës edhe pse i ka rrënjët nga Restelica e Dragashit, por më shumë ndjehet preshevarë në të gjitha aspektet se ndoshta ndonjë banorë i saj.

Ai gjithashtu është një njeri human dhe shumë nevojtarë, lypësa etj, i ka ndihmuar duke iu dhënë bukë falas në të shumtën e rasteve. Gjithashtu, ai është edhe kontribut dhënës i mire, si në sferën e sportit, rinisë, etj në këtë qytet duke ndihmuar shpesh aktivitetet e ndryshme që organizohen në Preshevë. Sadati është një tifoz i flakët i Klubit Futbollistik “Hajduk” të Preshevës, shumicën lojtarëve të saj i ka shok dhe padyshim që ata shpesh freskohen me pije dhe akullore në duqanin e tij. Sadati ka dy dyqane në Preshevë me emrin “Theranda” dhe njëra gjendet rrugës së Komunës, aty ku e ka edhe shtëpinë, kurse tjetra gjendet te Stacioni i Autobusave në Preshevë. Padyshim, se ky ka të angazhuar edhe familjen e tij, tani gjatë sezonit të verës ka angazhuar edhe vajzën e tij të vogël Elma Mushkën, e cila është në klasë të pestë, por e cila i ndihmon në punë sipas mundësive.
Ditën kur e kasha vizituar Elma ishte në punë dhe me plotë entuziazëm shërbente mushterinjët të cilët kishin ardhur për ndonjë ëmbëlsirë, apo akullore.

Sadati na njoftoi se familja e tij janë të parët që kishin hapur duqanet e gjellërave, ëmbëlsirave dhe akulloreve në Preshevë qysh para 350 vjetësh, ndërsa këta mjeshtrit tjerë janë shumë më të vonshëm. Kurse, për akulloret ishin pjesë e jetës së tyre.
Ai thotë se lidhja me Restelicën, vendbanimin e stërgjyshëve të tyre gjithmonë ka vazhduar dhe një pjesë e familjes së tyre gjendet ende atje, ndërsa kemi edhe pronat tona ende atje dhe mbajmë kontakte të përhershme me familjarët tonë. Presheva dhe Restelica janë dy vendlindjet tona të cilat nuk harrohen kurrë, tha në fund Sadat Mushka, preshevari i vjetër dhe autokton nga Restelica e Dragashit.

 

Shkruar nga Fehmi Ramadani-Preshevë

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*