Thaçi: Po hapet një faze e re në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë

Thaçi: Po hapet një faze e re në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se sot në Bruksel, pas takimit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, kanë diskutuar hapjen e një faze të re të bisedimeve.

Ai  në një prononcim  për televizionin publik ka thënë “se sot kemi diskutuar për mundësinë e dakordimit të fillimit të kësaj faze të re, për përmbajtjen, procedurat dhe aspektet teknike”.

“Sa më tepër fqinjësi të mirë, më e shpejt rruga evropiane”, ka shtuar Thaçi.

“Nuk do të jetë proces i lehtë mbyllja e kësaj çështje, sepse do të ballafaqohemi me plot debate, sepse nuk do të jetë proces populist, që sjellë duartrokitje. Në këtë proces do të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Jam i bindur se procesi do të mbyllet me një finalizim të pranuar nga qytetarët e Kosovës dhe të mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, ka theksuar ai.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*