(VIDEO) Apel qytetarëve – sanksionohet keqpërdorimi i ujit dhe ndezja e zjarreve

(VIDEO) Apel qytetarëve – sanksionohet keqpërdorimi i ujit dhe  ndezja e zjarreve

Temperaturat e larta ne vendin tonë kanë mobilizuar institucionet përkatëse lokale e republikane. Edhe shtabi për situata të jashtëzakonshme në Preshevë ka marrë masat preventive ndaj temperaturave të larta, ndezjes së zjarreve dhe keqpërdorimit të ujit.

Kryeshefi i shtabit për situata të jashtëzakonshme Fejzulla Fejzullahu, ka thënë se shtabi ka marrë paralajmërime se ditën e martë dhe të mërkurë, temperaturat do të arrijnë deri në 40 C. Ai me këtë rast ka bërë apel tek qytetarët që të mos ekspozohen në diell nga ora 10-të deri në orën 17-të, raporton zerilugines.com

Por ai ka bërë apel edhe tek bujqit që pas korrje shirjeve të mos ndezin therrnishtet pasi çdo person që kapet qoftë në fusha apo male do të sanksionohet me të holla nga 10 mijë deri në 50 mijë dinarë.

Ndërkaq një apel tjetër kryeshefi i  shtabit ka adresuar keqpërdorimi e ujit të pishëm.

Ai ka thënë se masat restriktive të Moravicës,  janë bërë pasi ka qytetarë që ujitin kopshtet dhe trotuaret, duke lënë kështu shumë qytetarë pa ujë të pishëm.

 

Qytetarët tan gjatë muajit korrik dhe gusht duhet të jenë vigjilent së pari për shëndetin tyre duke mos dalë jashtë shtëpisë nga ora 10 , pastaj duhet të kenë kujdes nga shmangia e zjarr vënies dhe ajo më primarja mos keqpërdorimin e ujit të pishëm. /zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*