(VIDEO) Ditëve në vazhdim priten temperatura deri në 40 gradë celsius- mobilizohet ndihma e Shpejtë në Preshevë

(VIDEO) Ditëve në vazhdim priten temperatura deri në 40 gradë celsius- mobilizohet ndihma e Shpejtë në Preshevë

Meteorologët kanë parashikuar  që deri të mërkurën në vendin tonë   të kemi mot me diell dhe se temperaturat do të jenë të larta. Me këtë rast shtëpia e shëndetit në Preshevë, gjegjësisht ndihma e shpejtë ka trefishuar ekipet mobile për të përcjell situatën në vend nga këto temperatura tropikale në vend.

Meterologët parashikojnë që në në vendin tonë  temperaturat të arrijnë deri në 40. Duke pasur parasysh temperaturat e  larta tropikale  Emergjenca në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë,  nga dita e sotme ka trefishuar numrin e ekipeve mobile në këtë shërbim me qëllim që të jenë në gjendje gatishmërie për të ofruar shërbimet e nevojshme për qytetarët tanë .

Sipas drejtorit të këtij institucioni shëndetësor Reshat Ymerit deri në këto moment nuk janë evidentuar raste  kritike nga i nxehti tropikal, por porosia drejt  gjithë qytetarëve është që të mos ekspozohen në diell  pa pasur nevojë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 17, raporton zerilugines.com

Këto temperatura të larta mund të ndikojnë në çrregullimin e funksioneve fiziologjike të organizmit, prandaj duhet të ushtrojmë kujdes të madh te të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë, si dhe te fëmijët që janë nën terapi medikamentoze nën moshën katër vjeçare, ato të cilët vuajnë nga sëmundjet psikike dhe personat mbi peshë ka thënë Reshat Ymeri.

Mënyra më e mirë për t’i shmangur pasojat e mundshme në këto ditë të nxehta, është të dini se cilat janë rreziqet dhe të veproni paraprakisht për t’i parandaluar ato prandaj preferohet konsumimi sa më i madh i lëngjeve dhe qëndrimi në ambiente të freskëta.

Është e rëndësishme për tu mbrojtur nga dielli me një kapele dhe veshje sa me e lehta, mundësisht të bardha dhe prej pambukut. Pini shumë lëngje, mos dilni jashtë kur është pika e të nxehtit, freskoni ambientet, konsumoni ushqime të lehta dhe përkushtojuni vëmendje fëmijëve dhe të moshuarve. Vlen të theksohet se ndihma e shpejtë në Preshevë është në gjendje gatishmërie dhe në shërbim të qytetarëve  brenda 24 orësh duke mos harruar nr e kontaktit 660-124 ./ Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*