(VIDEO) Falë humanistit Avni Hafuzi të rinjtë nga Presheva për herë të parë po marrin pjesë në garat Olimpike për fëmijë, që po mbahen në Austri

(VIDEO) Falë humanistit Avni Hafuzi të rinjtë nga Presheva për herë të parë po marrin pjesë në garat Olimpike  për fëmijë,  që po mbahen në Austri

Sportistë e rinj nga Presheva këtë vikend kanë udhëtuar në qytetin Mekl të Austrisë ku po marrin pjesë në Olimpiadën me karakter ndërkombëtarë. Sportistë tanë kanë mahnitur organizatorët pasi në çdo lëmi kanë korrur suksese ku vlen të përmendet vendi i parë në atletikë distancë 400 metra për djemtë, në hedhjen e gjyles dhe në Volejboll fusha me rërë.

Janë mbledhur para komune pasi do marrin një udhëtim historik për sportin Preshevar. 10 sportistë të rinj do të sfidojnë bashkëmoshatarët e tyre nga mbarë Evropa në Olimpiadën që do të mbahen në Mekl të Austrisë. Kjo pjesëmarrje po realizohet nga komuna e Preshevës ne bashkëpunim me Organizatën për kulturë Fizike ne Preshevë .

Përmes këtij projekti me kërkesë dhe insistim te z.Avni Havuzi nga Presheva -qe është konzul nderi i R. Shqipërisë dhe z.Ymer Ladrovcit i Ambasadës se Republikës se Kosovës në Vjene ,Ministrisë së Diasporës është mundësuar pjesëmarrja ne këtë Olimpiade te fëmijëve. Kjo Olimpiade do te mbahet ne Mekl te Austrisë dhe do te zgjate 5 dite ,ku fëmijët tanë do te garojnë ne këto disiplina :futboll,volejboll, note, atletike dhe disa disiplina tjera.

Ndërkaq gjatë komunikimit që kemi bërë me sekretarin e OKF sportistët nga Presheva kanë mahnitur organizatorët ku vlen të përmendet se në atletikë distancë 400 metra për djemtë, ata kanë marrë vendin e parë, ndërsa në disiplinën prej 60 metra për vajza vendin e dytë, gjithashtu vendin e dytë sportistët nga Presheva e kanë marrë edhe në kërcim së gjati.

Një sukses të jashtëzakonshëm sportistë e rinj nga Presheva që kanë marrë në Olimpiadën e Austrisë, është vendi i parë në hedhjen e gjyles , në not vendi i tretë .

Por vendi i parë sportistëve nga Presheva i ka takuar edhe  në Volejboll fusha me rërë  .

Sportistë nga vendi ynë në lëmin e futbollit kanë marrë vendin e tretë.

Sekretari i OKF para nisjen ka falënderuar gjithë ata që kanë kontribuar në pjesëmarrjen e Olimpiadës së Austrisë.

Në Olimpiadën që po mbahet në Mekl te Austrisë, vendin tonë e kanë prezantuar 10 sportistë.

Tags: Austri, OKF, Olimpiada

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*