(VIDEO) Këtë vit grurë më pak se vitin e kaluar, shkaktarë kushte klimatike dhe dimri i ftohtë

(VIDEO) Këtë vit grurë më pak se vitin e kaluar, shkaktarë kushte klimatike dhe dimri i ftohtë

Këtë vit rendimentet e gruri janë dukshëm më të ulta se vitin e kaluar. E tërë kjo është si pasojë e kushteve klimatike gjatë stinës së vjeshtës dhe sidomos acari i madh në dimër që  kanë ndikuar dukshëm që këtë vit të ketë më pak bereqet.

Nga data 7 korrik në komunën e Preshevës kanë filluar korrje shirjet.  Bujqit gjatë tërë muajve janë ankuar se gruri nuk është zhvilluar sa duhet. Këtë sot e ka konfirmuar edhe magjistri njëherit specialisti i mbrojtjes së bimëve Qenan Daliu i cili ka thënë se këtë vit rendimentet janë minimale.

Kushtet klimatike gjatë stinës së vjeshtës dhe sidomos acari i madh në dimër kanë ndikuar dukshëm që këtë vit të ketë më pak bereqet.

 

Por specialisti i mbrojtjes së bimëve Qenan Daliu ka apeluar bujqit që të mos ndezin thernishtet pasi  toka do të humb shumë materie ushqyese dhe nuk do të ketë plleshmërin për disa vite.

 

Korrjet shirjet në vendin tonë pritet të përfundojnë më 20 korrik ndërsa në vendet kodrinore malore më30 korrik./Zerilugines.com

Tags: gruri, korrjet

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*