(VIDEO) Komuna siguron cisterna me ujë të pishëm, apel ndaj ndezjes së zjarreve dhe keqpërdorimit të ujit  

(VIDEO) Komuna siguron cisterna me ujë të pishëm, apel ndaj ndezjes së zjarreve dhe keqpërdorimit të ujit   

Anëtarët e shtabit për situata të jashtëzakonshme sot ka mbajtur takim me kryetarët e bashkësive lokale dhe të besuarit e sigurisë civile. Qëllimi i takimit ka qenë situata në vend, sa i përket zjarreve dhe ujit të pishëm. Risi që ka sjell pushteti lokal është se për herë të parë është siguruar ujë i pishëm me cisterna në ato vendbanime ku është mungesë.

Ndezja e zjarreve dhe keqpërdorimi i ujit të pishëm, janë dy sfidat e autoritete lokale dhe qytetarëve në stinën e verës. Me këtë rast shtabi për situata të jashtëzakonshme sot ka mbajtur takim me kryetarët e bashkësive lokale dhe të besuarit e sigurisë civile. Sipas zv, kryetarit Reshat Neziri të pranishmit janë njoftuar për situatën në vend, sa i përket zjarreve dhe ujit të pishëm. Risi që ka sjell pushteti lokal është se për herë të parë është siguruar ujë i pishëm me cisterna në ato vendbanime ku ka mungesë, raporton zerilugines.com

Takimi kanë qenë mjaft konstruktiv dhe bashkëpunues , me ç’rast kryetarët e bashkësive lokale janë zotuar se do të jenë pranë qytetarëve për çdo nevojë, gjithnjë duke bashkëpunuar me shtabin për situata të jashtëzakonshme. Kur jemi tek zjarret, dihet se tek ne  prezante janë sidomos, djegia e thernishteve pas korrje shirjeve që është e sanksionuar me ligj, por edhe që vet bujqit pësojnë pasi toka do të humb plleshmërinë , ndërsa uji  pishëm këtë vit është reduktuar për shkak thatësirave dhe keqpërdorimeve nga ana e qytetarëve./ Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*