(VIDEO) Ndryshohen rrugët një kahore dhe dy drejtimshe në qytetin e Preshevës

(VIDEO) Ndryshohen rrugët një kahore dhe dy drejtimshe në qytetin e Preshevës

Me vendim të këshillit komunal , rruga kryesore nga Centrala deri tek ish tregu i gjelbër  tashmë do të jetë dy kahore. Ndërkaq përgjatë rrugës nga ish tregu i gjelbër deri tek qendra do të ketë parkim të limituar të veturave. Ky ndryshim i rrugëve është bërë pas kërkesa të njëpasnjëshme të afaristëve të cilët kanë thënë se që nga ndryshimi i rrugëve janë dëmtuar dukshëm, raoprton zerilugines.com

Me vendim të këshillit komunal , rruga kryesore nga Centrala deri tek ish tregu i gjelbër  tashmë do të jetë dy kahore.  Nga dita e parë vërehet huti e drejtuesve të automjeteve por në mesditë e sidomos pas vendosje së sinjalistikës  vërehet se përgjatë kësaj rruge nuk ka edhe vetura të parkuara. Ndryshim i kahjes është bërë edhe tek rruga për gjatë lumit që del në rrugën që çon në drejtim të varrezave. Kjo rrugë do të jetë një drejtimshe ka thënë kështu kryeshefi inspekcionit komunal Hevzi Ramadani.

Ndërkaq përgjatë rrugës nga ish tregu i gjelbër deri tek qendra do të ketë parkim të limituar të veturave, duke filluar nga ora 2 e mëngjesit e deri në 12 të ditës. Ky ndryshim i rrugëve është bërë pas kërkesa të njëpasnjëshme të afaristëve të cilët kanë thënë se që nga ndryshimi i rrugëve janë dëmtuar dukshëm.

Vozitësit e automjeteve tashmë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përcjellin shenjta e komunikacionit pasi policia do të ndëshkoj./Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*