(VIDEO) Shtëpia e kulturës në Preshevë, do të organizojë aktivitete kulturore për bashkëatdhetarët

(VIDEO) Shtëpia e kulturës në Preshevë, do të organizojë aktivitete kulturore për bashkëatdhetarët

Kryetarja e Komunës së Preshevës zonja Ardita Sinani ka vizituar shtëpinë e kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ në Preshevë,  me çrast është njoftuar mbi projektet që po realizohen. Në kuadër të këtij takimi me drejtorin Gani Veseli janë diskutuar tema që janë në interes të këtij institucioni si dhe për projektet e realizuara dhe  për ato që pritet të fillojnë ditëve në vazhdim.

Drejtori Veseli  ka përshëndetur  tej mase përkrahjen dhe interesimin e pushtetit lokal , për realizmin e projekteve që kanë të bëjnë me fushën e  kulturës. Si projekt më i  ri që do të fillojë së realizuar do të jetë rregullimi i skenës dhe podiumit të sallës së madhe të këtij institucioni që ndër vite një gjë e tillë  s’është  realizuar, transmeton zerilugines.com

Drejtpri Veseli ka përmendur  edhe  realizimin e projektit të tualeteve në këtë institucion që ka përfunduar këtyre ditëve.

Ndërkaq  këtë verë për nderë të bashkatdhetarëve,shtëpia e kulturës ‘’Abdulla Krashnica’’ , do të organizojë  programe të ndryshme kulturo-artistike e që  kanë qenë traditë vetëm në vitet e 90-ta.

Këtë sezon  Presheva do të jetë me festë me prezencën e shoqërive kulturo-artistike  nga vendet e rajonit Shqipëri, Kosovë , Maqedoni e Preshevë. Kryetarja Sinani do të vizitojë gjitha institucionet publike në komunë për tu njoftuar më për së afërmi me projektet e realizuar dhe ato që pritet të realizohen./Zerilugines.com

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*