Gafurr Hyseni: Politika ditore në Luginë pa strategji për tekstet shkollorë shqip

Gafurr Hyseni: Politika ditore në Luginë pa strategji për tekstet shkollorë shqip

Gafurr Hyseni përfaqësues i aktivit të drejtorëve të shkollave në komunën e Preshevës është shprehur se përveç problemeve teknike, tepricës teknologjike të kuadrit arsimorë, zvogëlimit të numrit të nxënësve ekziston edhe mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Ai gjatë një emisioni në RTV “Aldi” theksoi se për këtë çështje po veprohet pa strategji nga politika ditore lokale e cila ka përballë një politikën diskriminuese të Serbisë ndaj popullit shqiptarë në këtë rajon.

“Në një aspekt tjetër mundë të gjesh fakte që edhe ne shqiptarët nuk kemi të përcaktuar një strategji dhe nuk kemi përcaktuar metoda si mundë të arrihet deri të zgjidhja e kësaj çështje”, tha Hyseni, drejtor i shkollës fillore në Miratoc të Preshevës.

Hyseni ka akuzuar edhe veprimet politike të Prishtinës dhe Tiranës për neglizhencë ndaj  problemit të librave shqip në shkollat e Luginës së Preshevës

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*