Ish kryeministri Pandeli Majko, merr përkujdesjen për shqiptaret jashtë kufijve

Ish kryeministri Pandeli Majko, merr përkujdesjen për shqiptaret jashtë kufijve

Ai shquhet për angazhimin e tij për Kosovën gjatë luftës që po ndodhte atje nga terrori serb, tani Pandeli Majko do të jetë ministri që do të përkujdeset për shqiptarët jashtë trojeve shqiptare. Kujtojmë që ministri Majko gjatë qëndrimit në Preshevë ishte optimistë për qasjen e Shqipërisë ndaj Luginës.

Pandeli Majko, ish-kryeministri dhe deputeti veteran i Partisë Socialiste është zgjedhur ministër shteti në Qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama.Ai tha se Pandeli Majko është zgjedhur në këtë detyrë për shkak të lidhjes së tij gjatë karrierës politike me këtë çështje.Ministria e Shtetit për shqiptarët jashtë kufijve do të përkujdeset për pozitën e tyre në shtetet fqinje si dhe rritjen e bashkëpunimit në raport me Qeverinë shqiptare. Përkujdesja do të jetë në raport me Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, treva të tjera dhe diasporën.Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992.Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000. Zoti Majko ka një karrierë të pasur politike. Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste.Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Ai shquhet për angazhimin e tij për Kosovën gjatë luftës që po ndodhte atje nga terrori serb.Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997 – 1998. Ai deri tani ka qenë kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*