Kujt i duhet Ronaldo, i arti Asensio shpëton Realin me dy supergola (Video)

Kujt i duhet Ronaldo, i arti Asensio shpëton Realin me dy supergola (Video)

Real Madridi ka lëshuar pikët e para pasi barazoi me Valencian me rezultat 2-2 në Bernabeu.

Los Blancos kaluan në epërsi me anë të djalit të mrekullueshëm, Marco Asensio (10′).

Entuziazmin e Realit e ka shuar Valencia pas tetë minutash me anë të Soler për 1-1.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në vazhdim Reali bëri shumë presion, por u befasua.

I sapo transferuari nga Interi, Geoffrey Kondogbia shënoi supergol zhagas në minutën e 77-të për 1-2 duke heshtur Bernabeun.

Reali megjithatë u përgjigj shpejt kur Asensio sërish shënoi, tash për 2-2 (83′)

Me këtë rezultat Reali lëshon pikët e para në La Liga këtë sezon, duke mbetur 2 pikë prapa Barcës në tabelë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*