Ndahet nga kjo botë ish kryeministri Bajram Rexhepi

Ndahet nga kjo botë ish kryeministri Bajram  Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare në një spital në Turqi.Rexhepi prej muajit prill ndodhej në koma, pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim shëndetësor,  por për shkak të gjendjes të rëndë më 25 prill ishte dërguar në Turqi.Ndryshe, Bajram Rexhepi, kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*