Në shkollat e Bujanocit dhe Preshevës tepricë teknologjike, disa mësimdhënës do të mbeten pa punë

Në shkollat e Bujanocit dhe Preshevës tepricë teknologjike, disa mësimdhënës do të mbeten pa punë

Fenomeni i zbrazjes së shkollave do të prekë dukshëm edhe komunat shqiptare në Luginë të Preshevës, ku në këtë rast me largim nga puna do ta pësojnë mësimdhënësit. Sipas listës së ministrisë së arsimit tepricë teknologjike në shkollat e Preshevës do të ketë në dy shkollat e mesme , në shkollën fillore në Rahovicë, Corroticë , Raincë, Leran dhe Miratoc.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit të Teknologjisë ka publikuar listat e tepricës teknologjike nëpër shkollat fillorë dhe të mesme të Serbisë prej të cilave edhe në komunat Bujanoc dhe Preshevë kjo dukuri do të prekë mësimdhënësit.

Nga kjo listë prej të punësuarve për vitin shkollore 20017/2018 do të mbesim  pa punë 447 punëtorë arsimorë për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve.

Në shkollat shqipe në të cilat ka tepricë teknologjike në  komunën e Preshevës janë gjimnazi “Skenderbeu”, shkollën e mesme teknike “Presheva”, shkollat fillore “Selami Hallaç”, “Dituria”, “9 Maji”, “Abdulla Krashnica”, dhe “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë’.

Ndërsa në Bujanoc janë shkolla e mesme “Sezai Surroi”, shkollat fillore “Muharrem Kadriu”, “Naim Frashëri”, “Desankat Maksimoviq”, dhe “Migjeni” në fshatin Muhoc.

Për ata që do të mbesin pa punë është siguruar kompensim financiare ndërsa listat do të azhurnohen deri në fillim të procesit mësimorë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*