Për Diabetikët – Natyra ofron zgjidhje

Për Diabetikët – Natyra ofron zgjidhje

Diabeti apo sëmundja e fshehur tani po kthehet në një shqetësim të vërtetë për shkak të shifrave alarmante çdo vit. Diabeti është një sëmundje kronike, që ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën, duke çuar në nivele të larta të glukozës në gjak (hiperglicemi).

Çfarë duhet të dini për diabetin dhe dietën

Të ngrënit shëndetshëm është jetike për ata të cilët përpiqen të parandalojnë

apo kontrollojnë diabetin. Sigurisht që ushtrimet fizike janë tejet të rëndësishme, por ajo që konsumoni përbën impaktin më të madh kur bëhet fjala për reduktim në peshë.

Por çdo të thotë të hash si duhet kur ke diabet?

Dieta për diabetikët është një plan i thjeshtë dhe i shëndetshëm ngrënieje që përmban shumë elemente ushqyese, pak ose fare yndyrna, dhe jo shumë kalori. Në fakt dieta për diabetikët është një dietë e shëndetshme për të gjithë!

Nëse jeni duke u përpjekur për të parandaluar ose kontrolluar diabetin, ka disa lajme të mira. Ju mund të bëni një ndryshim të madh me ndryshimet e jetesës së shëndetshme. Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni për shëndetin tuaj është të humbisni në peshë, dhe ju nuk do t’u duhet të humbni të gjitha kilet tuaja për të marrë përfitimet.

Ekspertët thonë se duke humbur vetëm 5% në 10% të peshës totale tuaj mund tëndihmojë të ulni sheqerin tuaj në gjak në mënyrë të konsiderueshme, si dhe të ni tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Ndryshimi i vetëm është që ju duhet të tregoni më shumë vëmendje për disa nga zgjedhjet tuaja të ushqimeve – veçanërisht karbohidrateve që konsumoni.

Zgjedhja e karbohidrateve, që janë të mbushura me fibra (dhe nuk rrisin nivelin tuaj të sheqerit në gjak )

Në vend të….. Përdorni….

Oriz i bardhë —Oriz në ngjyrë kafe

Patatet të zakonshme —-Patate të ëmbël, kungull ose lulelakër

Makarona të zakonshme—- Whole-wheat pasta

Bukë të bardhë —-Bukë thekre

Misër—- Bizele

Kuzhinieri australian Michael Moore ka dalë me një mënyrë më të lehtë për të rregulluar që ju të konsumoni edhe karbohidrate. Ai klasifikon ushqimet në tre kategori: zjarri, uji, dhe qymyri.

“Ushqimet e zjarrit” kanë një GI të lartë dhe janë të ulëta në fibra dhe

proteina. Ato përfshijnë “ushqim të bardhë” (oriz të bardhë, makarona të bardha, bukë të bardhë, patate), ëmbëlsirat, patate të skuqura, dhe ushqime të përpunuara. Ata duhet të jenë të kufizuara në dietën tuaj.

“Ushqime të ujit” janë më të lehta, do të thotë që ju mund të hani sa të doni. Ato përfshijnë të gjitha perimet dhe shumicën e llojeve të frutave (lëng frutash, fruta të thata, ndërkohë që frutat e konservuara dhe të paketuara në shurup rrisin nivelin e sheqerit tuaj në gjak.

Ushqimet e qymyrit kanë një GI të ulët dhe janë të pasura me proteina dhe fibra. Ato përfshijnë arra dhe fara, mish, prodhimet e detit, drithërat, dhe fasule. Ato gjithashtu përfshijnë ushqime zëvendësuese të tilla si orizi, bukë gruri dhe të gjitha llojet e makaronave me bazë gruri .

Diabeti tip 2 dhe dietat: Bëhu i zgjuar për ëmbëlsirat

Truket për të minimizuar sheqerin.

Reduktoni sa më shume pijet me gaz dhe lëngjet e kutive që konsumon

i.

Gjeni mënyra të shëndetshme për të kënaqur veten tuaj me ëmbëlsira. Në vend të akulloreve, më mirë konsumoni kos me fruta të përgatitur vetë. Ose në vend të çokollatës me shije të ndryshme, më mirë konsumoni çokollatë të zezë. Kujdesni nga përdorimi i alkoolit.

Shpeshherë jemi të prirur të nënvlerësojmë sasinë e kalorive dhe sheqerit që gjenden tek pijet alkoolike, duke përfshirë birrën dhe verën. Dhe koktejet e përziera me lengje të ndryshme mund të kenë sasi të lartë sheqeri. Nëse jeni duke shkuar për të pirë, mundohuni të konsumoni jo më shumë se 1 pije në ditë për gratë dhe 2 për burrat, por mbi të gjitha ajo që duhet të keni parasysh është mirë të zgjidhni ato pije që nuk miksohen me të tjera, më mirë të zgjidhni verën.

Nëse ju jeni diabetik, gjithmonë duhet të monitoroni glukozën tuaj në gjak, sepse alkooli mund të bashkëveprojë me ilaçet e diabetit dhe insulinën. Përsa i përket yndyrnave, ato mund të jenë ndihmuese ose shkatërruese në dietën

tuaj. Njerëzit me diabet janë në një rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës, kështu që është gjithashtu e rëndësishme për t’u treguar i zgjuar me përdorimin e yndyrnave .

Disa yndyrna janë të pashëndetshme dhe të tjerat kanë mjaft përfitime për shëndetin. Por, shumë yndyrna janë të pasura në kalori, kështu që ju duhet gjithmonë të shikoni masën tuaj .

Yndyrnat e pa shëndetshme – Yndyrnat më të dëmshme janë yndyrnat e

ngopura, të cilat gjenden kryesisht në produktet e kafshëve të tilla si mishi i kuq, të gjitha produktet e përditshme të qumështit, dhe vezët.

Yndyrnat e shëndetshme- Yndyrnat më të mira janë yndyrnat e pa ngopura, të cilat vijnë nga burimet me bazë bimore dhe peshku. Burimet primare përfshijnë vaj ulliri, arra, avokadot. Gjithashtu fokusohet në omega-3 acide yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin e trurit dhe mbështetin shëndetin e zemrës. Burime të

mira përfshijnë salmonin, tonin etj.

Mënyrat për të eleminuar yndyrnat e pa shëndetshme dhe për të shtuar yndyrnat e shëndetshme:

-Gatuani me vaj ulliri, në vend të gjalpit, ose me vajra të tjerë perimesh.

-Hiqeni lëkurën e pulës dhe të gjelit të detit. Në vend të patateve të skuqura ose të patatinave, konsumoni arra ose fara. Shtojini ato në mëngjesin tuaj me drithërat.

-Në vend të tiganisjes, zgjidhni gatimin në skarë, zierjen, pjekjen apo akoma më ideale përgatitjen e ushqimeve në avull.

-Konsumoni peshk dy ose tre herë në javë, në vend të mishit të kuq.

-Shtoni avokado në sanduicin tuaj, në vend të djathit.

-Kur gatuani, përdorni më mirë vajin e arrës së kokosit, në vend të gjalpit.

-Hani në kohë të caktuara rregullisht

-Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Niseni ditën tuaj me një mëngjes të

mire pasi kjo do t’ju ndihmojë të keni energji gjatë ditës.

-Mbajeni të njejtë konsumin e kalorive. Rregullimi i sasisë se kalorive që ju

hani në një bazë të ditë-për-ditë ka një ndikim në rregullsinë e nivelet e

sheqerit tuaj në gjak.

-Mundohuni të hani afërsisht të njëjtën sasi te kalorive çdo ditë, në vend te mbingrënies në një ditë, ose vetëm të një vakti në ditë.

Po përsa i përket ushtrimeve?

Kur është fjala për parandalimin apo kontrollin e diabetit, përveç ushqimit të duhur duhet të merreni dhe me aktivitet fizik.

Ju nuk keni pse të bëni palestër, një nga mënyrat më të lehta është që të

filloni në këmbë për 30 minuta ose më shumë herë në javë. Ju mund të provoni edhe notin, biçikletën etj.

Farat Chia për diabetin

Farat chia me shekuj janë përdorur për rregullimin e shëndetit dhe të jetëgjatësisë, por vetëm vitet e fundit janë bërë të njohura. Ato na vijnë nga civilizimi i lashtë i Majave, kur kanë qenë pjesë e përditshme e ushqimit. Në krahasim me llojet e tjera të farave janë më së shumti të pasura me acidet yndyrore omega 3 dhe proteina, antioksidantë dhe vitamina. Studimet sot kanë treguar se farat Chia janë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për diabetin.

Farat Chia janë në gjendje ta ndihmojnë trupin në rregullimin e karbohidrateve dhe sheqernave. Ato formojnë një lloj barriere brenda stomakut, e cila ndihmon në ngadalësimin e kalimit të sasisë së sheqerit në gjak. Ato janë veçanërisht të domosdoshme për diabetikët, të cilët kanë vështirësi me perpunimin si duhet të sheqerit.

Duke rregulluar shpejtësinë me të cilën sheqeri hyn në gjak, chia ndihmon për të mbajtur në nivel normal glukozën në gjak. Nëse ka shumë sheqer në gjakun e një diabetiku, ata mund të ndihen të sëmurë dhe të dobët. Një nga problemet më ekstreme me të cilat përballet diabetiku lshtë kur ata nuk kanë sasi të mjaftueshme të sheqerit në organizëm. Farat chia ndihmojnë dhe në këtë problem.

Farat Chia mund të shtohen në pothuajse çdo recetë gatimi, që nga qumështi e deri tek supat.

Më parë farat Chia ishin superushqime në shumë kultura të botës. Sot ato kanë rinisur përsëri të përdoren pasi shërbejnë për një sërë problemesh në organizëm e mbi të gjitha u sjellin përfitim të madh diabetikëve

Fruti i Dragoit largon diabetin

Pitaya është një frut ekzotik që gjendet në mbarë Azinë

Ai njihet për vlerat e larta ushqimore, përmban shumë vitamina,

Minerale, fibra dhe antioksidantë. Po ashtu ky frut ka një përqindje të lartë vitaminash A dhe C si dhe kalciumi. Pitaya rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti, ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës si dhe normalizon tensionin e lartë të gjakut.

Pitaya është një burim i shkëlqyer antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira. Një veti tjetër e mirë tek “fruti i dragoit” qëndron tek farat të cilat përmbajnë acide yndyrore të dobishme për shëndetin. Po ashtu pitaya është i pasur në shumë fibra, 1g fibra për 100g frut të freskët.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*