Prezentohet Chamberlain, ja çfarë thotë për Liverpool (VIDEO)

Prezentohet Chamberlain, ja çfarë thotë për Liverpool (VIDEO)

Liverpool FC ka zyrtarizuar nënshkrimin e Alex Oxlade-Chamberlain nga Arsenal.

Reprezentuesi i Anglisë nënshkroi një kontratë afatgjatë me Reds pasi përfundoi testet mjekësore njofton klubi i Liverpoolit, transmeton Gazeta Blic.

Oxlade-Chamberlain bëri 132 paraqitje Premier League për Gunners gjatë gjashtë viteve të tij në Londër dhe deri me tani ai ka veshur fanellën e kombëtare angleze 27 herë.

Pasi u bë i kuq ai i tha fjalët e para për tifozët dhe klubin e Liverpoolit

“Unë jam aktualisht me Anglinë, kështu që së pari, unë jam i kënaqur që kam nënshkruar për Liverpool dhe një falënderim të madh për të gjithë këtu në Federatën e Futbollit të Anglisë që e kanë bërë këtë të mundshme, duke përdorur pajisjet mjekësore. Ka qenë një ndihmë masive tha Chamberlain.

Ai po ashtu tha që mezi pret të luajë për Liverpool.

Kujtojmë që Liverpool pagoi 35 milionë funte për të marrë nga Arsenali.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*