Shqiprim Arifi kundër zgjedhjeve partiake (Dokument)

Shqiprim Arifi kundër zgjedhjeve partiake (Dokument)

Ish-Kryetari i komunës së Preshevës dhe kryetari i Alternativës për Ndryshim (APN), Shqiprim Arifi ka injoruar kërkesën e shumicës së nëndegëve të partisë së tij për kuvend zgjedhor, që do të mundësonin krijimin e kuvendit të partisë, shkruan gazeta zeri.

Në kërkesën e nënshkruar nga kryetarët e njëmbëdhjetë nëndegëve nga gjithsejtë njëzet e një sa ka APN kërkohej nga Arifi që t’i iniciojë zgjedhjet e brendshme partiake për ta zgjedhur kuvendin e partisë. Por edhe pas disa muajve, Shqiprim Arifi nuk ka treguar vullnet politik për të përfillur kërkesat e shumicës së nëndegëve të tij.

Si parti e re politike, APN kishte garuar në zgjedhjet e fundit lokale me organe inicuese.

Pas nëntë muajsh ushtrimi të pushtetit, ajo pati dalur në opozitë si pasojë e prishjes së koalicionit me partnerin e saj, Partinë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit.

Kriza në APN shpërfaqet në kohën kur shumica e tanishme lokale parlamentare në Preshevë ka humbur shumicën dhe kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale në muajt në vijim./Zeri/

Tags: APN, Partia, Zgjedhjet

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*