Stacioni legjendar B92-shi i Serbisë kalon në histori mediale, shëndrrohet në O2

Stacioni legjendar B92-shi i Serbisë kalon në histori mediale, shëndrrohet në O2

Stacioni legjendar B92, i cili u bë sinonim i rezistencës ndaj regjimit të Slobodan Millosheviçit gjatë viteve 1990, është duke u riemërtuar si televizioni O2, duke mbyllur një faqe në historinë serbe.

Stacioni televiziv i dikurshëm B92 i Serbisë do të kalojë zyrtarisht në histori, ndërsa emri do të ndryshojë në ‘Televizioni O2’, njoftuan mediat.

Dushan Masic, një ish-gazetar i Radio B92 dhe autori i një libri mbi radio stacionin “Valët e Serbisë”, i tha BIRN-it se vendimi i fundit për ndryshimin e emrit do ta bënte më të lehtë shitjen e B92.

Ai tha se kanali shumë kohë më parë “humbi pothuajse çdo gjë që B92 përdorte për të avokuar”.

Së bashku me disa gazetarë dhe figura publike, ai i kishte kërkuar pronarëve të rinj të ndryshonin emrin e B92 për shkak të dallimeve konceptuale.

Gazeta e përditshme Blic njoftoi të premten se vendimi ishte pritur sepse “televizioni aktual nuk ka më asgjë të bëjë me konceptin e vjetër B92”.

Shtohet se fytyra e stacionit të ardhshëm O2 do të jetë aktori Sergej Trifunovic, ndërsa koncepti i ri i përgjithshëm i O2 po mbahet sekret.

“Është e vërtetë se do të ketë ndryshime të mëdha dhe surpriza nga vjeshta. Kompania jonë përpiqet gjithmonë të jetë një hap përpara dhe  befasues në mënyrën më të mirë, dhe kështu do të jetë edhe këtë herë, “tha zyra e B92 për Blic.

Kryeredaktori veteran i programit informativ të B92, Veran Matic, i cili ishte një nga themeluesit e B92, nuk ishte i disponueshëm për koment.

B92 u themelua 28 vjet më parë si një radio stacion. Sot, ajo përfshin televizion me mbulim kombëtar, një kanal televiziv kabllor, një faqe interneti për lajme dhe një radio që ka ndryshuar konceptin e saj dhe u riemërua në Play Radio më 2015.

B92 ishte një nga disa media që nuk binin nën kontrollin e qeverisë së Slobodan Millosheviç gjatë viteve 1990. Audienca e saj e synuar ishte intelektualë dhe të rinj urbanë kundër regjimit autoritar nacionalist.

Edhe pasi autoritetet e ndaluan atë disa herë, gazetarët vazhduan të transmetonin programe radioje nga studiot sekrete dhe nëpërmjet internetit.

Në vitin 1998, B92 mori çmimin “Free Your Mind” MTV për gazetari dhe të drejta të njeriut.

Fondacioni B92 është ende i njohur për punën e tij humanitare dhe për të ndihmuar shkollat ​​dhe spitalet në Serbi.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*