(VIDEO) Nesër tentativa e fundit për mbajtjen e seancës – Presheva fillon sfidën me pasoja afatgjate politike

(VIDEO) Nesër tentativa e fundit për mbajtjen e seancës –  Presheva fillon sfidën  me pasoja afatgjate politike

As sot seanca e V-të  kuvendit komunal nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu pasi kanë kaluar tre muaj që nga seanca e fundit , duke konsideruar akt të moralshëm dhe në përputhje me ligjin  ka thirrur edhe njëherë këshilltarët të cilët nuk i kanë përgjigjur ftesës për seancë.

Megjithatë edhe prë ditën e nesërme do të jetë edhe një tentativë për mbajtjen e seancës.

Sipas rregullores dhe ligjit për pushtetin lokal pas këtij akti vie deri tek  shpartallimi I  pushtetit lokal  të koalicionit qeverisës PVD, BDL, UDSH, Grupi PDSH-ës.

 

Ndërkohë në Komunën e Preshevës pritet që të hyjnë masat e përkohshme me një pushtet të ri teknik, ku brenda dy muajve nga institucionet përkatëse të pushtetit qendrorë caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme.

Por kush do të jetë kryetari  teknik i komunës së Preshevës, nacionaliteti shqiptarë apo serb, cilat do të jenë pasojat e komunës së Preshevës pas taktizimeve politike dhe veprimeve me teke  e inta të ndodhura ndonjëherë në një kuvend provincë, që sfidë më të madhe e ka politikën në raport me shtetin se sa në mes vetë .Por sipas gjitha gjasave Presheva ka hyrë në një rrugë politike  që për shumë vite nuk do të ketë stabilitet qeverisës , duke marrë parasysh interesat personale  e jo kauzën kombëtare e mirëqenien qytetare.

Tags: kourumi, Seanca

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*