Wenger merr vendimin e tmerrshëm për Sanchezin e Mustafin

Wenger merr vendimin e tmerrshëm për Sanchezin e Mustafin

Sky Sports raporton se në ditën e fundit të afatit kalimtar trajneri i Arsenalit Arsen Wenger ka marr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Shkodran Mustafit e Alexis Sanchezit.

Sipas këtyre raporteve thuhet se asnjëri prej tyre nuk do të largohet në këtë afat kalimtar, për shkak të kohës së shkurtë për t’i zëvendësuar.

Arsenali nuk pranuar ndonjë ofertë për Sanchezin, ndërsa tani e tutje edhe nëse arrin ndonjë ofertë në drejtim të tij, nuk do të konsiderohet nga “Topçinjtë” pasi nuk mund të gjendet një zëvendësues i të njëjtit nivel për një kohë kaq të shkurtë.

Sanchez e Mustafi të dy këta ishin shumë të interesuar që të largohen nga Arsenal dhe ky vendim sigurisht i ka habitur edhe ata.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*