Xhelal Memeti, hap degën e PD në Preshevë

Xhelal Memeti, hap degën e PD në Preshevë

Partia Demokratike e Nagip Arifit do të hap degën e saj në Preshevë, duke e kompletuar shtrirjen e saj në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nesër më datë 16.09.2017 (e shtunë) është ftuar mbedhja e parë konstituive e këshillit themelues të degës së PD–Preshevë.

Themelimi i subjektit më të ri politik në komunën e Preshevës vjen si rezultat i çrregullimit të situatës politike duke reflektuar me shumë pakënaqësi.

“Synimi dhe misioni i këtij subjekti është të ndikoj fillimisht në mënyrën e qasjes ndaj problematikave të ndryshme ,pastaj me kohë edhe në bazë të përgjegjësive të shtyhen dhe drejtohen përpara proceset te cilat duhet të ndodhin për të ndryshuar sado pak gjendjen ekonomike,sociale dhe politike”, thuhet në njoftimin e këshillit inicues.

PD në Preshevë në hapjen zyrëtare fton të gjithë qytetarët dhe mediumet të marrin pjesë në promovim i cili mbahet më 16.09.2017 (e shtunë),në zyrën e PD (rr.Karposh nr.1) me fillim në ora 14:00 .

Ju mirëpresim !

Këshilli inicues i PD-së në Preshevë Shator 2017

 

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*