Arrestohen djali e vajza e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës (FOTO)

Arrestohen djali e vajza e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës (FOTO)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një mashkull dhe një femër, si të dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

“Në orët e mbrëmjes ndaj dy personave është shqiptuar masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë për t’i proceduar më tej fazat tjera të procesit hetimor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Indeksonline.

“Dy të arrestuar, një femër dhe një mashkull që të dy të mitur, Policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse të njëjtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka përfunduar Borovci.

Policia nuk jep emrat e të ndaluarve, por burimet thonë se ata janë Guxim Hadri dhe vajza e përfshirë në lidhje dashurie me të.

Guxim Hadri e kishte “paralajmëruar” vrasjen në rrjetet sociale

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*