“Bad Boys 3” me skenarist të ri, vazhdojnë përpjekjet për realizimin e vazhdimit të tretë (Video)

“Bad Boys 3” me skenarist të ri, vazhdojnë përpjekjet për realizimin e vazhdimit të tretë (Video)

Kult filmi “Bad Boys”, me Will Smith dhe Martin Lawrence në rolet kryesore, mund të ketë vazhdimin e tretë, por me tjetër skenarist.

Filmi i dytë (“Bad Boys 2”) u lansua para 14 vitesh, ndërsa ka kohë që spekulohet për vazhdimin e tretë.

Mirëpo, përgjegjësinë kësaj radhe do ta marrë Jerry Bruckheimer. Në një bisedë me Yahoo, ai ka thënë se tashmë është angazhuar skenaristi i ri për vazhdimin e tretë.

“Bad Boys 3” apo “Bad Boys For Life” është dashur të ishte gati gjatë këtij viti, mirëpo skenaristi dhe regjisori Joe Carnahan u tërhoq nga projekti.

“Kemi punuar në realizimin e filmit, nuk e di as unë qe sa vite, ndërsa pasi kemi punuar kaq shumë, është anuluar sërish”, ka treguar Bruckheimer.

Tags: Bad Boy

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*