BENZINAT SHTRENJTOHEN DERI NJË DENAR, DISELI ME ÇMIM TË NJEJTË

BENZINAT SHTRENJTOHEN DERI NJË DENAR, DISELI ME ÇMIM TË NJEJTË

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 prej sonte në mesnatë rritet për një denar për litër, i EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 0,5 denarë, përderisa çmimi i EURODISEL mbetet i pandryshuar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të paraqesë 63,00 den/lit, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 64,50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 37,00 denarë për litër.

Një litër EURODISEL (D-E V) edhe në dy javët në vijim do të kushtojë 48,00 den/lit.

Për 0,112 denarë lirohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 23,881 denarë.

Shkruaj koment

Emaili juaj nuk do te publikohet.
Fushat e kerkuara*